Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova synon ta rikthejë buzëqeshjen sonte

09/06/2022 - 14:42
në Sport
A A
Kosova synon ta rikthejë buzëqeshjen sonte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do ta presin Irlandën e Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C.

Verdhekaltrit synojnë fitore në duel me veri-irlandezët për ta rikthyer buzëqeshjen pas humbjes dëshpëruese nga Greqia në shtëpi.

Vedat Muriqi me shokë kanë ushtruar në ditët e fundit në Prishtinë dhe janë të gatshëm për sfidën e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Alain Giresse në konferencë për shtyp dje theksoi se “Dardanët” ndodhen në situatë jo të zakonshme, teksa përballen me mungesa të shumta.

Sidoqoftë, ai zotohet se do të mundohet t’i mbulojë këto mungesa dhe ekipi të paraqitet pozitivisht në fushën e blertë.

“Ndodhemi në situatë të veçantë. Vlen të përmendet mungesa e dy lojtarëve që u ndëshkuan me karton të kuq. Këta dy lojtarë që i shtohen listës së mungesave dhe atyre që nuk janë grumbulluar, me ç’rast jemi në vështirësi në pozicione të caktuara, pasi lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se në do të tentojmë t’i përshtatemi situatës ku ndodhemi dhe të tregojmë performanca sa më të mira”, u shpreh Giresse.

Nga ana tjetër, trajneri i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough e ka vlerësuar lartë ekipin kosovar.

Por, selektori i udhëtuesve nuk e ka fshehur synimin për të fituar në duelin e sontëm.

“Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë. Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm. Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar. E dimë historinë tonë, Liga e Kombeve nuk ka qenë e mirë për ne, në aspektin e rezultateve. Kemi provuar lojtarë të rinj në skuadër. Jemi skuadër e re, po zhvillohemi. Jemi duke e freskuar ekipit. Nuk dihet çfarë mund të ndodh në një ndeshje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Në dy ndeshjet e para, Kosova i ka grumbulluar 3 pikë pasi e mundi Qipron 2:0 dhe humbi nga Greqia, 0:1, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, veri-irlandezët e kanë një pikë pasi humbën nga Greqia, 0:1 dhe më pas barazuan me Qipron, 0:0.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut do të fillojë në orën 20:45.

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimoviq akuzon gjyqtarët pas eliminimit të Kroacisë: Po e ndihmojnë Ronaldon për ta fituar Botërorin

Ibrahimoviq akuzon gjyqtarët pas eliminimit të Kroacisë: Po e ndihmojnë Ronaldon për ta fituar Botërorin
03/07/2026 - 20:10

Zlatan Ibrahimoviqi ka qenë shumë kritik ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës. Kroacisë iu anulua një gol i minutës së 103-të dhe Portugalia fitoi...

Më shumëDetails

Pse Ronaldo kritikohet më shumë së Messi?

Pse Ronaldo kritikohet më shumë së Messi?
03/07/2026 - 17:04

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në futbollin botëror, ndërsa ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United, Louis Saha, ka shpjeguar pse portugezi merr...

Më shumëDetails

41 vjeç dhe bën historinë, goli që theu çdo tabu në Botëror dhe rruga drejt 1000 golave!

41 vjeç dhe bën historinë, goli që theu çdo tabu në Botëror dhe rruga drejt 1000 golave!
03/07/2026 - 14:59

Cristiano Ronaldo e bëri sërish dhe këtë herë ai sfidoi vetë ligjet e kohës. Kur të gjithë mendonin se kishin parë gjithçka nga ai, portugezi zgjodhi skenën më...

Më shumëDetails

Xhaka historik, bëhet lojtari i parë i Zvicrës me 150 paraqitje

Xhaka historik, bëhet lojtari i parë i Zvicrës me 150 paraqitje
03/07/2026 - 13:59

Emri i Granit Xhakës do të mbetet gjithmonë në histori të Zvicrës. Në ndeshjen ndaj Algjerisë, ai u bë i pari lojtar i “helvetikëve” që ka arritur kuotën...

Më shumëDetails

Shkëlqeu në duelin ndaj Kroacisë, Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

Shkëlqeu në duelin ndaj Kroacisë, Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
03/07/2026 - 12:59

Portugalia siguroi kualifikimin dramatik në fazën e 1/8-ave të finales, pasi një gol i anuluar i Kroacisë në minutat e fundit shkaktoi polemika për një pozicion shumë të...

Më shumëDetails

FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë: Teknologjia në top zbuloi prekjen vendimtare

FIFA shpjegon anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë: Teknologjia në top zbuloi prekjen vendimtare
03/07/2026 - 10:57

Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës u mbyll mes polemikash, pasi kroatëve iu anulua një gol në minutën e 103-të, një vendim që rezultoi vendimtar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Me pranga në duar, Dashnim Miftari – pronari i Veda 2 Petrol sillet në gjykatë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: Pronai i ‘Eurokos Petrol’ dyshohet për shpërlarjen e parave, falsifikimin e parave e pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë