Kandidatja për deputete e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka vazhduar takimet elektorale në Komunë të Vushtrrisë.Ajo ka bërë me dije se me LDK-në në Qeveri mbështetja për bujqësinë dhe bizneset e prodhimit vendor do të jetë prioritet.
“Vizitë tek Qendra Kopshtare “Palma” në Vushtrri, ku puna dhe pasioni rrisin jo vetëm bimë, por edhe mirëqenie. Gjelbërimi është jetë, është shëndet, dhe biznese si ky e bëjnë Kosovën më të bukur dhe më të qëndrueshme. Me LDK-në, mbështetja për bujqësinë dhe bizneset e prodhimit vendor do të jetë prioritet!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e saj në “Facebook”.