Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës të shtunën mbrëma.
Ata kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet Rama, Mehmeti e Morina
“I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen.” – ka shkruar ai në Facebook.