Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre të rinjë kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Familjari i viktimave, Perparim Ademaj foli për IndeksOnline, ku tregoi se si ka ndodhur tragjedia.
‘’Kjo tragjedi ka ndodhë në këtë objekt të pabanueshëm. Rasti ka ndodh rreth orës 10:30, ma herët kanë dalë si rinia tu lujt, si shokë që kanë qenë viktimat.
Kur e kemi hetu që janë në këtë objekt i kemi thirr policinë, kanë ardh shumë shpejt, edhe ambulanca dhe zjarrëfikësit, po i kemi gjet pa shenja jete. Viktimat u gjetën mas 4 ore, shtëpia u rrënu në ora 16:35 në bazë të kamerave’’, tha ai.
Më poshtë dëgjoni deklaratën e plotë që Ademaj dha për IndeksOnline: