Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Drejtësia për vikt’imat dhe ndëshkimi i autorëve mbeten domosdoshmëri për paqen

03/02/2025 - 12:48
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Osmani ka thënë se ditët e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 janë një kujtesë e fuqishme e rezistencës dhe përpjekjes së shqiptarëve për të qëndruar në vatrat e tyre.

Ajo ka shtuar se drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme.

“Në përvjetorin e 25-të, kujtojmë dy netët e tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës, nderojmë me respekt të thellë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve pleq, gra dhe fëmijë – të cilët u vranë mizorisht nga bandat kriminale të nxitura nga Serbia. Në këtë sulm brutal u plagosën edhe 24 qytetarë, të cilët janë dëshmi e barbarisë së atyre dy netëve. Dëshmi e dhimbshme janë edhe 1,564 familje, me gjithsej 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke dëshmuar qartë përpjekjet për spastrim etnik në këtë pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale.

Këto ditë janë një kujtesë e fuqishme e rezistencës dhe përpjekjes për të qëndruar në vatrat e tyre, por edhe e nevojës për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë. Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët e varë me 3-4 shkurt”, ka thënë Osmani./teve1.info/

Ndryshe, sot mbushen 25 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

JU REKOMANDOJMË

Dardan Molliqaj thotë se në 5 vitet e fundit, në Kosovë ka munguar një gjë: Opozita

Dardan Molliqaj thotë se në 5 vitet e fundit, në Kosovë ka munguar një gjë: Opozita
29/04/2026 - 18:25

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka reaguar me një deklaratë të fortë politike, duke kritikuar mungesën e një opozite funksionale në Kosovë gjatë viteve të fundit. Sipas tij,...

Më shumëDetails

“Kërkesa nga ndërkombëtarët” që Feride Rushiti të propozohej presidente, deklarohen SHBA’të

“Kërkesa nga ndërkombëtarët” që Feride Rushiti të propozohej presidente, deklarohen SHBA’të
29/04/2026 - 17:47

Ish-kandidatja për presidente, Feride Rushiti, pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjidhjen e presidentit, në një konferencë për media deklaroi se ndaj saj pati kërkesa edhe nga...

Më shumëDetails

Kurti ndau dhjetëra miliona euro për “blerje votash”, ndërsa dje vajtoheshin 10 milionë euro për zgjedhje

Kurti ndau dhjetëra miliona euro për “blerje votash”, ndërsa dje vajtoheshin 10 milionë euro për zgjedhje
29/04/2026 - 17:27

Kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e parlamentit po ashtu në detyrë, Albulena Haxhiun, vajtonin shumën që mund t’i kushtojë buxhetit për organizimin e zgjedhjeve...

Më shumëDetails

Zhvillimi i fundit: Albulena Haxhiu fton partitë në takim për këtë ditë, PDK konfirmon pjesëmarrjen

Zhvillimi i fundit: Albulena Haxhiu fton partitë në takim për këtë ditë, PDK konfirmon pjesëmarrjen
29/04/2026 - 17:16

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar partitë politike në konsultime për datën e zgjedhjeve. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se...

Më shumëDetails

“Dy minuta për marrëveshje” – Sinjalizohet bashkimi NISMA–PDK para zgjedhjeve të reja

“Dy minuta për marrëveshje” – Sinjalizohet bashkimi NISMA–PDK para zgjedhjeve të reja
29/04/2026 - 17:12

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve. Ai për...

Më shumëDetails

Arrestohet në flagrancë një person për vjedhje të rëndë në këtë qytet të Kosovës, dyshohet edhe për disa raste të tjera

Arrestohet në flagrancë një person për vjedhje të rëndë në këtë qytet të Kosovës, dyshohet edhe për disa raste të tjera
29/04/2026 - 17:06

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjakovë kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për vjedhje të rëndë. Tutje, në njoftim shtohet se, i arrestuar B....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë