Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim në Prishtinë, ku ka thënë se kryeqyteti fiton me Kosovën Fituese 137, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Unaza e Jashtme do të përfundojë më në fund, duke lehtësuar qarkullimin në kryeqytet.
Stadiumi i ri dhe Salla Koncertale do ta bëjnë Prishtinën qendër të sportit dhe kulturës në rajon.” – shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:
Prishtina fiton me Kosovën Fituese 137
Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon.
Unaza e Jashtme do të përfundojë më në fund, duke lehtësuar qarkullimin në kryeqytet.
Stadiumi i ri dhe Salla Koncertale do ta bëjnë Prishtinën qendër të sportit dhe kulturës në rajon.
Programi ynë qeverisës garanton rritje ekonomike deri në 7%, me paga mesatare mbi 1000€ dhe pensione jo më pak se 500€.
Do të ulim çmimin e energjisë për 20% duke rritur prodhimin vendor në 1500 MW.
Pakoja prej 1 Miliard € për bizneset prodhuese-eksportuese do të hapë vende të reja pune.
Çdo student do të ketë bursë, pavarësisht universitetit.
Të rinjtë që nisin biznes do të marrin grante pa kthim, ndërsa punëkërkuesit do të kenë mbështetje financiare deri në punësim.
Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën janë çelësi i zhvillimit të vendit tonë. Vetëm kështu sigurojmë stabilitet afatgjatë dhe tërheqje të investimeve të huaja.
Me Kosovën Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣ e bëjmë realitet!











