Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trumpi zotohet se SHBA-ja do të marrë nën kontroll Rripin e Gazës

05/02/2025 - 07:56
në Kryesore, Lajme
A A
Trumpi zotohet se SHBA-ja do të marrë nën kontroll Rripin e Gazës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti Donald Trump u zotua se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përgjegjësinë e rindërtimit dhe stabilizimit të Rripit të Gazës pasi palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër. Kjo lëvizje do të mund të shkatërronte angazhimin dhjetëra vjeçare politik të Shteteve të Bashkuara ndaj konfliktit izraelito-palestinez.

Presidenti Trump njoftoi planin e tij të befasishëm, pa dhënë hollësi specifike, gjatë një konference të përbashkët për shtypin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Njoftimi pasoi propozimin tronditës të Trump më herët të martën për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje, duke e quajtur Rripin e Gazës, “një zonë të shkatërruar”.

“Shtetet e Bashkuara do të marrim kontrollin e Rripit të Gazës dhe ne do të bëjmë një punë të mirë atje”, tha Trump në konferencën për shtypin.

“Ne do të marrim përgjegjësinë në atë zonë dhe do të jemi përgjegjës për çmontimin e të gjitha bombave të rrezikshme të pashpërthyera dhe armëve të tjera atje.”

“Nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë këtë, ne do ta marrim atë pjesë, do ta zhvillojmë, do të krijojmë mijëra vende pune dhe do të jetë diçka me të cilën mbarë Lindja e Mesme mund të jetë krenare”, shtoi Trump.

I pyetur se kush do të jetonte atje, Presidenti Trump tha se Rripi i Gazës mund të bëhet një shtëpi për “njerëzit e botës”.

Më herët, Presidenti amerikan Donald Trump propozoi zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje, duke e quajtur territorin palestinez një “zonë të shkatërruar” nga lufta, ndërsa po zhvillonte bisedime të rëndësishme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti Trump përsëriti thirrjen e tij për Jordaninë, Egjiptin dhe shtetet e tjera arabe për të pranuar banorë të Gazës, duke thënë se palestinezët nuk kishin alternativë tjetër veçse të largoheshin nga brezi bregdetar, i cili duhet të rindërtohet pas gati 16 muajsh të një lufte shkatërruese midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Por këtë herë Presidenti Trump tha se do të mbështeste zhvendosjen e palestinezëve “përgjithmonë”, duke shkuar përtej sugjerimeve të tij të mëparshme, që udhëheqësit arabë tashmë i kanë kundërshtuar me forcë.

Vetëm dy javë pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Presidenti Trump priti kryeministri izraelit Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar të ardhmen e armëpushimit të brishtë në Rripin e Gazës, strategjinë kundër Iranit dhe shpresat për një shtytje të ripërtërirë për një marrëveshje normalizimi izraelito-saudite.

“Nëse ne do të mund të gjenim një vend të duhur toke dhe të ndërtonim disa vendbanime vërtet të bukura me shumë para në atë rajon, kjo do të ishte e sigurt. Mendoj se do të ishte një alternativë shumë më e mirë sesa të ktheheshin në Gaza. Unë nuk e di se si palestinezët mund të duan të qëndrojnë”, tha Presidenti Trump kur u pyet për reagimin e udhëheqësve palestinezë dhe arabë ndaj propozimit të tij.

Në praninë e kryeministrit Netanyahun në Zyrën Ovale, Presidenti Trump më vonë bëri komente të ngjashme, por sugjeroi që palestinezët të largoheshin përgjithmonë nga Gaza “në shtëpi të bukura dhe ku mund të jenë të lumtur, nuk do të pushkatoheshin apo vriteshin”.

Otkriven najgori neprijatelj visokog krvnog tlaka.
Cardioxal
Pročitajte
by Taboola
Propozimi i Presidentit Trump u bëri jehonë dëshirave të së djathtës ekstreme të Izraelit dhe bie ndesh me angazhimin e ish-presidentit Joe Biden kundër zhvendosjes masive të palestinezëve.

Disa aktivistë të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar propozimin e Presidentit Trump për zhvendosjen e palestinezëve, duke thënë se ai ngjan spastrimit etnik.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri dënoi thirrjet e Presidentit Trumpit për largimin e banorëve të Gazës, duke e konsideruar “dëbim nga toka e tyre”.

“Ne i konsiderojmë ato një recetë për prodhim të kaosit dhe tensioneve në rajon, sepse populli i Gazës nuk do të lejojë që plane të tilla të kalojnë”, tha ai.

Takimi mes udhëheqësve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, i pari i Presidentit Trump me një udhëheqës të huaj që nga kthimi në detyrë më 20 janar, kishte për qëllim të theksonte lidhjet e ngushta midis presidentit dhe Netanyahut pas një periudhe të marrëdhënieve të tensionuara midis kryeministrit izraelit dhe ish Presidentit Biden mbi trajtimin e luftës në Rripin e Gazës nga Izraeli.

Por Netanyahu gjithashtu mund të përballet me trysni nga presidenti amerikan ndonjëherë i paparashikueshëm, qëllimet më të gjera të politikës së të cilit për Lindjen e Mesme mund të mos përputhen gjithmonë me interesat e brendshme dhe gjeopolitike të zotit Netanyahut.

Presidenti Trump ndërmjetësoi marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe katër shteteve arabe gjatë mandatit të tij të parë. Tani ai po synon arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë përmes të cilës Izraeli do të vendoste marrëdhënie me Arabinë Saudite.

Por Arabia Saudite ka thënë se do të pajtohet me një marrëveshje të tillë nëse përfundon lufta në Gazë dhe nëse ekziston një rrugë e qëndrueshme për krijimin e shtetit palestinez në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e shtetit palestinez, por qeveria e Kryeministrit Netanyahu e kundërshton atë.

Hamasi, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ka liruar 18 pengje deri më tani, ndërsa Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë.

Lufta në Gazë filloi me sulmin e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilët ata vranë 1,200 persona dhe rrëmbyen 250 pengje.

Kundërofensiva e Izraelit gjatë 15 muajsh luftime shkaktoi vdekjen e 47,500 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria e Izraelit thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë të vrarë./VOA/

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori francez: Kosova ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin
Kryesore

Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

18/06/2025 - 08:49
Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore
Lajme

Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

18/06/2025 - 08:37
‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
Kryesore

Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik

18/06/2025 - 08:27
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Gjendet e mitura e raportuar si e humbur në Gjilan – Zbulohen detaje tronditëse!

18/06/2025 - 08:15
Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”
Kryesore

Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”

18/06/2025 - 08:10
BBC: Ushtria izraelite godet strukturën kyçe iraniane, aty ku prodhohen raketat dhe një akademi të Trupave të Gardës Revolucionare
Lajme

BBC: Ushtria izraelite godet strukturën kyçe iraniane, aty ku prodhohen raketat dhe një akademi të Trupave të Gardës Revolucionare

18/06/2025 - 08:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj policorë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja vjen me një njoftim me rëndësi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë