Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Neymar, titullar te Santosi, por ende nuk e bën diferencën

10/02/2025 - 13:21
në Sport
A A
Rikthehet Neymar pas lëndimit që pësoi vitin e kaluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Neymar Junior ishte titullar për herë të parë që nga kthimi te Santosi në barazimin 0-0 kundër Novorizontinos, në javën e tetë të Paulistão. Sulmuesi brazilian, i cili prishi kontratën me Al Hilal për t’u rikthyer në shtëpi, luajti rreth 75 minuta.

Pas ndeshjes, trajneri i Santos-it, Pedro Caixinha, pranoi se 33-vjeçari ende nuk është në formën e tij më të mirë dhe se luajti më shumë minuta sesa ishte planifikuar.

Trajneri portugez, i cili sapo kishte kaluar një operacion, u rikthye në pankinë për të drejtuar ekipin nga afër, ndërsa Neymar luajti 75 minuta në barazimin me Novorizontinon.

“Të gjithë duam që Neymar të ketë një vazhdimësi ndeshjesh dhe ritëm loje, kështu që gjëja më e rëndësishme është që kjo të planifikohet siç duhet.

Sot (të dielën) ishte planifikuar të luante vetëm 60 minuta, por për shkak të ritmit të lojës dhe pozicionimit të tij, duke mos ndjerë shqetësime, ai qëndroi edhe 15 minuta më shumë. Nuk ka ende ritmin e duhur, ka kaluar dy vite… por ai ka një dëshirë shumë të madhe.

Prisnim më shumë nga ekipi për sa i përket agresivitetit. Jemi në rrugën e duhur, por ndeshjet po kalojnë dhe ende nuk kemi gjetur fitoren.

Santosi është një klub me kulturë fituese dhe kjo kulturë sjell një kërkesë që duam ta mbajmë deri në fund”, tha trajneri, duke folur për planin e Neymarit për ndeshjet e ardhshme.

Në javën e nëntë të Paulistão, Santos do të përballet me Corinthiansin.

“Jemi duke punuar drejtpërdrejt me Neymarin dhe stafin e tij, të cilët janë bashkuar me ne dhe kanë treguar një bashkëpunim të shkëlqyer.

Angazhimi ynë është që ai të mos shkojë deri në një pikë ku mund të dëmtohet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Për të mirën e të gjithëve. Për të mirën e futbollit”, theksoi trajneri portugez.

JU REKOMANDOJMË

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare paraqitet në SPAK

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare paraqitet në SPAK
04/06/2026 - 11:34

Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare është paraqitur që prej orës 08:30 në Prokurorinë e Posaçme. Thirrja e tij është bërë si person në dijeni nga prokurori Dritan Prençi....

Më shumëDetails

Kandidati për president të Real Madridit premton trajnerin më të mirë: Nuk do të jetë Mourinho

Kandidati për president të Real Madridit premton trajnerin më të mirë: Nuk do të jetë Mourinho
04/06/2026 - 09:58

Gara për presidencën e Real Madridit po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa kandidati Enrique Riquelme ka bërë një premtim të madh për tifozët e klubit madrilen. Riquelme...

Më shumëDetails

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit
04/06/2026 - 09:14

Futbolli kosovar është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit Leonit Aliu. Pas lajmit të hidhur, KF Fushë Kosova ka reaguar përmes një postimi prekës në...

Më shumëDetails

Florentino Perez premton 5 ndryshime të mëdha në skuadër nëse rizgjidhet president i Real Madridit

Florentino Perez premton 5 ndryshime të mëdha në skuadër nëse rizgjidhet president i Real Madridit
03/06/2026 - 11:09

Real Madridi po hyn në një verë vendimtare dhe presidenti aktual Florentino Perez ka bërë një premtim të fortë ndaj tifozëve: nëse rizgjidhet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale,...

Më shumëDetails

Tre klube të Ligës Premier synojnë transferimin e yllit të Barcelonës

Tre klube të Ligës Premier synojnë transferimin e yllit të Barcelonës
03/06/2026 - 10:56

E ardhmja e Ferran Torresit te Barcelona mbetet e paqartë, teksa sulmuesi spanjoll vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. Kontrata e 26-vjeçarit me klubin katalanas...

Më shumëDetails

Benfica gjen pasuesin e Mourinhos, do të marrë trajnerin e Premierligës

Benfica gjen pasuesin e Mourinhos, do të marrë trajnerin e Premierligës
02/06/2026 - 18:03

Benfica po përgatitet për një ardhme pa Jose Mourinhon. Kjo pasi që portugezi, ka arritur marrëveshje të rikthehet te Real Madridi pas 13 vitesh, por mungon zyrtarizimi për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë