Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konfirmimi i aktakuzës: Audio-incizimet nga vizitat e Thaçit në Hagë tregojnë udhëzimet që dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

14/02/2025 - 13:03
në Kryesore, Lajme
A A
Konfirmimi i aktakuzës: Audio-incizimet nga vizitat e Thaçit në Hagë tregojnë udhëzimet që dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është bërë publik versioni i redaktuar i vendimit të konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, i cili përmban informacione se si u koordinuan për udhëzimet e dhëna për mënyrën e dëshmisë së dëshmitarëve, duke përfshirë Rrustem Mustafën dhe Bislim Zyrapin.

Në vendimin e 21 nëntorit 2024, i cili konfirmon akuzat e ZPS-së nga gjyqtarja Marijore Massleot, e i cili u bë publik më 12 shkurt 2025 përshkruhen faktet për të cilat flet aktakuza, duke përfshirë edhe transkriptat e audio-incizimeve të nxjerra gjatë vizitave të Thaçit me të pandehurit dhe persona të tjerë gjatë një periudhe midis 12 prillit dhe 2 nëntorit 2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas një transkripti të vizitës së 2 korrikut 2023, Thaçi e kishte konsideruar dëshminë e Remit si vendimtare për rastin e tij dhe dha udhëzime që të minimizonte diçka që kishte të bënte me UÇK-në dhe të përqendrohej në diçka tjetër.

“Sa i përket përmbajtjes së dëshmisë së (atëhershme) të ardhshme në rastin 06, Transkripti i Vizitës së 2 Korrikut 2023 tregon se Z. Thaçi, i cili e karakterizoi dëshminë e Dëshmitarit 1 si “vendimtare” për rastin e tij, dha udhëzimin që Dëshmitari 1 të minimizonte [REDAKTUAR] Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”), dhe të përqendrohej në [REDAKTUAR]”, thuhet në vendimin për konfirmimin e aktakuzës.

Sipas transkriptit që është pasqyruar në këtë vendim, Thaçi kishte udhëzuar që Remi t’i mohonte disa fakte lidhur me një çështje që në vendim është e redaktuar. E po ashtu, është redaktuar edhe pjesa tjetër se çka kishte udhëzuar Thaçi që të thoshte dhe çka mos të thoshte.

Veç kësaj, Thaçi thuhet se kishte udhëzuar që Remi të dëshmonte shkurt dhe sipas asaj që thuhet në transkript ‘të mos filozofonte”.

“Sa i përket mënyrës së dëshmimit, sipas Transkriptit të Vizitës së 2 Korrikut 2023, Z. Thaçi udhëzoi që Dëshmitari 1 të dëshmonte shkurtimisht, duke “e mbajtur të shkurtër” ose “përgjigjur shkurt” që Dëshmitari 1 të mos “rrëshqasë” dhe të mos “filozofojë” ose “japë një opinion””, thuhet në vendim.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional

Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional
27/09/2026 - 10:05

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, ka vlerësuar se pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Kosova rrezikon të përballet me izolim më të madh politik...

Më shumëDetails

Kamerat e kapin duke vjedhur afro 500 euro mall në “Spar” – kthehet prapë në market dhe bie në duart e policisë

Kamerat e kapin duke vjedhur afro 500 euro mall në “Spar” – kthehet prapë në market dhe bie në duart e policisë
27/09/2026 - 09:49

Një rast vjedhjeje në një pikë të marketit “Spar” në rrugën C në Prishtinë ka marrë kthesë disa orë më vonë, kur njëri prej personave të dyshuar është...

Më shumëDetails

9 të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”

Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan (video)
27/09/2026 - 09:34

Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin e krimeve të luftës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera...

Më shumëDetails

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë
27/09/2026 - 09:17

Sot, bashkatdhetarët në diasporë pritet të mblidhen në disa qytete të Evropës në kuadër të protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale...

Më shumëDetails

Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

Infermierët paralajmërojnë protestë, këto janë kërkesat e tyre
27/09/2026 - 09:05

Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së saj. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00, kur infermierja, së bashku me...

Më shumëDetails

Audi ndalohet nga policia në pikë kontrolli në Podujevë – marihuanë në xhepat e dy të rinjve

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
27/09/2026 - 08:51

Një kontroll rutinë i policisë në Podujevë ka çuar në zbulimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike te dy të rinj që po udhëtonin me një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"

    Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë