Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konfirmimi i aktakuzës: Audio-incizimet nga vizitat e Thaçit në Hagë tregojnë udhëzimet që dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

14/02/2025 - 13:03
në Kryesore, Lajme
A A
Konfirmimi i aktakuzës: Audio-incizimet nga vizitat e Thaçit në Hagë tregojnë udhëzimet që dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është bërë publik versioni i redaktuar i vendimit të konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, i cili përmban informacione se si u koordinuan për udhëzimet e dhëna për mënyrën e dëshmisë së dëshmitarëve, duke përfshirë Rrustem Mustafën dhe Bislim Zyrapin.

Në vendimin e 21 nëntorit 2024, i cili konfirmon akuzat e ZPS-së nga gjyqtarja Marijore Massleot, e i cili u bë publik më 12 shkurt 2025 përshkruhen faktet për të cilat flet aktakuza, duke përfshirë edhe transkriptat e audio-incizimeve të nxjerra gjatë vizitave të Thaçit me të pandehurit dhe persona të tjerë gjatë një periudhe midis 12 prillit dhe 2 nëntorit 2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas një transkripti të vizitës së 2 korrikut 2023, Thaçi e kishte konsideruar dëshminë e Remit si vendimtare për rastin e tij dhe dha udhëzime që të minimizonte diçka që kishte të bënte me UÇK-në dhe të përqendrohej në diçka tjetër.

“Sa i përket përmbajtjes së dëshmisë së (atëhershme) të ardhshme në rastin 06, Transkripti i Vizitës së 2 Korrikut 2023 tregon se Z. Thaçi, i cili e karakterizoi dëshminë e Dëshmitarit 1 si “vendimtare” për rastin e tij, dha udhëzimin që Dëshmitari 1 të minimizonte [REDAKTUAR] Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”), dhe të përqendrohej në [REDAKTUAR]”, thuhet në vendimin për konfirmimin e aktakuzës.

Sipas transkriptit që është pasqyruar në këtë vendim, Thaçi kishte udhëzuar që Remi t’i mohonte disa fakte lidhur me një çështje që në vendim është e redaktuar. E po ashtu, është redaktuar edhe pjesa tjetër se çka kishte udhëzuar Thaçi që të thoshte dhe çka mos të thoshte.

Veç kësaj, Thaçi thuhet se kishte udhëzuar që Remi të dëshmonte shkurt dhe sipas asaj që thuhet në transkript ‘të mos filozofonte”.

“Sa i përket mënyrës së dëshmimit, sipas Transkriptit të Vizitës së 2 Korrikut 2023, Z. Thaçi udhëzoi që Dëshmitari 1 të dëshmonte shkurtimisht, duke “e mbajtur të shkurtër” ose “përgjigjur shkurt” që Dëshmitari 1 të mos “rrëshqasë” dhe të mos “filozofojë” ose “japë një opinion””, thuhet në vendim.

JU REKOMANDOJMË

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?
25/07/2026 - 16:12

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë për promovim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Qeveria serbe i ka lidhur tri kontrata me firma amerikane për lobim, Dhoma...

Më shumëDetails

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Një muaj paraburgim për 16-vjeçarin që dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës në Pejë
25/07/2026 - 15:57

Pesë shoferë janë ndëshkuar nga Policia Rajonale e Ferizajt pasi kanë kryer tejkalim të kolonës së automjeteve duke përdorur shiritin emergjent në dalje të autostradës, në fshatin Bibaj....

Më shumëDetails

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë
25/07/2026 - 15:36

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, ka reagur pas nisjes së hetimeve ndaj “Lule Gjelit”, profilit anonim në Facebook që linçon kritikët e Lëvizjes Vetëvendosje. Mes tjerash, ai...

Më shumëDetails

Po vinte për pushime në Kosovë, aksidenti në Itali i merr jetën 19-vjeçarit Dion Emerllahu

Po vinte për pushime në Kosovë, aksidenti në Itali i merr jetën 19-vjeçarit Dion Emerllahu
25/07/2026 - 15:02

Personi që shihet në foto është 19-vjeçari Dion Emerllahu nga fshati Ramjan i Vitisë, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Itali, teksa...

Më shumëDetails

Koci e konfirmon, lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe

Tërheqja e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci niset drejt Serbisë
25/07/2026 - 14:44

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në Horgosh i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar gjatë një kontrolli në këtë pikë kufitare.Sipas...

Më shumëDetails

Rama kërkon llogari nga Jeta Xharra për “Lule Gjelin”: Pres sqarim deri të hënën, do të rishqyrtohet bashkëpunimi

Rama kërkon llogari nga Jeta Xharra për “Lule Gjelin”: Pres sqarim deri të hënën, do të rishqyrtohet bashkëpunimi
25/07/2026 - 14:25

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar sqarim nga Jeta Xharra, drejtuese e mediumit Kallxo.com, pasi në të njëjtin u publikuan shkrime nga profili famëkeq “Lule...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kompania e biznesmenit të afërt me Qeverinë kap mega-tenderin gati 7-milionësh për derivate

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Human Plus” e Sebahate dhe Gazmend Ahmetajt u kap me staf të palicencuar dhe shërbime mjekësore ilegale, gjobitet me 3 mijë euro

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë