Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Nga Presidenti Trump e kemi ushtrinë, më 2027 mund të vendoset afati për anëtarësim në NATO

22/02/2025 - 22:46
në Kryesore, Lajme
A A
Hoxhaj: Nga Presidenti Trump e kemi ushtrinë, më 2027 mund të vendoset afati për anëtarësim në NATO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për mundësitë dhe sfidat që ka Kosova për anëtarësimin në NATO, duke vlerësuar se politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë dinamike dhe e orientuar në koordinim me partnerët amerikanë dhe evropianë.

Sipas tij një nga kontributet më të mëdha të Trump, për Kosovën ka qenë transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtrinë e Kosovës dhe njohja e Izraelit.

“Gabojmë nese e lexojmë Trump gabimisht. Nga presidenti Trump ne i kemi transofrmimin e FSK në ushtri të Kosovës, kemi për herë të parë në një letër të presidentëve të ShBA që dialogu duhet të përfundoj me një njohje të ndërsjellë, kemi njohjen e Izraelit nga ai, nga Trumpi rajoni e ka Malin e Zi në NATO, Maqedonia e Veriut gjthashtu është antarsu në NATO. Një politikë e paparashikueshme është se si Evropa e sheh Trump dhe Trump e sheh Evropën ka një dallim kogja të madh. Ka një injorim të Evropës, se ajo nuk ka arrit në këto 30 vitet e fundit, mas fundit të luftës së ftohtë që ta gjej një mision gjeopolitik, as lufta në Ukrainë nuk e ka kfjellë gjeopolitikisht. Unë e shoh Trump si një mundësi nëse ne dim me u përshtat në atë se cfarë po ndodh. Ne duhet të ndërtojmë në mandatin e parë të Trump si një bazë për të kërku më shumë mbështetje dhe vëmendje amerikane, dhe mbi të gjitha edhe të themi se cilat janë pritjet që i ka nga ana jonë”, tha ai.

Për të ardhmen e Kosovës, Hoxhaj është optimist se, me një qeveri të përgjegjshme dhe një politikë të jashtme të fokusuar, mund të arrihet një avancim i shpejtë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, shkruan GazetaBlic.

“Unë e shoh shumë të mundur që një politikë dhe një kryeministër kredibil i Kosovës mund ta përmbyllë gjatë kësaj kohe jo tërsish procesin e antarsimit në NATO, por në vitin 2027 është një samit i madh i NATO-s në Shqipëri, dhe ne nese kemi një qeveri të përgjegjshme gjatë vitit 2025 dhe 2026, kemi një poltikë të jashtme dinamike nuk e përjashtoj mundësinë që në vitin 2027 mund të vendoset Kosova në agjenden e Samitit të NATO-s në Tiranë”, potencoi ai.

Ai ka theksuar mundësinë që, gjatë Samitit të NATO-s në vitin 2027 në Shqipëri, të mund të vendoset një afat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në aleancën ushtarake.

Hoxhaj gjithashtu thekson se gjatë dy viteve të ardhshme duhet të insistohet në nënshkrimin e një plani të veprimit për anëtarësim në NATO, që do të ishte një marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe NATO-s, e ngjashme me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Jam më se i bindur se nëse punohet me vendosmeri dhe në koordinim me amerikanët dhe evropianët, 2027 mund të vendoset gurthemeli i anatarsimit të Kosovës në NATO, mund të merret drita e gjelbër që të përmbyllet procesi i antarsimit. Gjatë 2025 dhe 2026 duhet të insistohet të nënshkruhet një plan për veprim për antarësim në NATO që është raporti kontraktual si është MSA mes Bashkimit Evropian në Kosvoë. Kosova deri më tash nuk ka nënshkru asnjëherë një plan të veprimit për antarësimin në NATO, që është marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe NATO-s. Unë e shoh të mundur që gjatë këtyre 2 viteve të përgatitet tereni për një gjë të tillë dhe në samitin e Tiranës, të ketë përafërsisht një afat se kur mund të përmbyllet antarsimi i Kosovës në NATO”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhajt, letra e presidentit Trump dërguar presidentes Osmani, e cila thekson angazhimin e SHBA-ve për orientimin euroatlantik të Kosovës, është një hap pozitiv për të ardhmen e Kosovës.

Ndër të tjera ai beson se, me një angazhim të fortë dhe koordinim të ngushtë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, Kosova mund të hedhë hapat e duhur drejt anëtarësimit në NATO dhe të vendosë një gurthemel për këtë qëllim gjatë Samitit të 2027-ës në Tiranë.

“Nëse kam parasysh letren e presidentit Trump dërguar presidentës Osmani, e vetmja fjali ku thuhet se Amerika është e vendosur të angazhohet edhe më tutje në Kosovë është fjala për atë fjalë formimin e famshëm orientimin euroatlantik. Dhe orientimi euroatlantik ku Amerika ka rol është antarësimi në NATO. Nuk e shoh NATO-n që është hjek nga tavolina si opsion për vendet e Ballkanit, përkundrazi unë e shoh si të mundur që të ketë një shpejtësi të re nesë kjo administratë mbetet e përkushtuar ndaj Evropës”, përfundoi Hoxhaj.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë