Al Nassr iu rikthye fitores pas humbjes së pabesueshme në shtëpi nga Al Ettifaq.
Në fitoren me rezultat 2:0 kundër Al Wehda spikati paraqitja fenomenale e Cristiano Ronaldos.
Ylli portugez arriti ta zhbllokonte rezultatin me të nisur pjesa e dytë pas një gjuajtjeje me kokë.
Por, 40-vjeçari ishte protagonist me një gjest të bukur.
Në minutat shtesë, Al Nassr e fitoi një penallti për shkak të prekjes me dorë të një lojtari në zonën e rreptësisë pas një goditjeje nga goditja e lirë e Ronaldos.
Ronaldo, befasoi dhe i emocionoi të gjithë kur e tregoi gjentilesën dhe zemërgjerësinë e tij duke ia dhënë penalltinë Sadio Manes.
Shoku i skuadrës, dikur pjesë e Liverpoolit, nuk po shënonte në nëntë ndeshje radhazi.
Dhe, CR7, ndonëse një gjuajtës i lindur i penalltive, ia mundësoi sulmuesit senegalez zhbllokimin për t’ia siguruar fitoren ekipit nga Riyadhi.