Sulmuesi Vinicius Junior është në prag të zgjatjes dhe përmirësimit të kontratës me Real Madridin, pretendon Marca .
Sipas informacioneve, braziliani do të nënshkruajë deri më 30 korrik 2027, me opsion për ta zgjatur deri në vitin 2030, pretendon La Ser.
Ditët e fundit ka pasur bisedime serioze mes dy palëve dhe marrëveshja mund të finalizohet para fundit të sezonit.
Vetë Vinicius e bëri të qartë në një intervistë për kanalet e klubit se e ardhmja e tij është të qëndrojë në Real Madrid, një lëvizje që do të konfirmohet me kontratën e re.