Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet

25/04/2025 - 19:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar dje se si AUV ka nisur shfuqizimin e vendimeve për pezullim të licencave për import të kafshëve të gjalla, vetëm pak ditë pasi që ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, i cili kishte thënë se prokuroria posedon faktet për falsifikim të dokumentacioneve nga operatorë të caktuar ekonomikë, ku ai pretendonte se dëmi financiar i shkaktuar nga këta operatorë ekonomik është qindra miliona euro.

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

Fjala është për 28 operatorë ekonomik të përmendur në postimin e ministrit në detyrë, Peci, të cilëve u ishin pezulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe BE.

Veriu.info sot ka dërguar pyetje në Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit e udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv, Bekim Hoxha, ku ka siguruar listën e plotë me emrat e 28 kompanive të cilave u ishin pezulluar lejet e importit, 18 prej të cilave tashmë u janë rikthyer.


Foto arkiv: Drejtori Ekzekutiv i AUV, Bekim Hoxha

Pronari i Meli Sh.P.K., Mensur Bunjaku, pronari i Buquku Sh.P.K., Jeton Buquku dhe përfaqësuesi i ERDA Com Sh.P.K. Arian Qerimi kanë bërë presion mbrëmë në redaksinë e Veriu.info për largim të lajmit, duke pretenduar se nuk u ishte pezulluar leja e importit dhe se ne po shpifim, por që në listën e dërguar nga AUV në Veriu.info me emrat e kompanive që u ishte pezulluar leja e importit, aty gjenden emrat e të tri kompanive të lartëpërmendura. (Dëshmitë e presioneve dhe gënjeshtrave të tyre do t’i publikojmë nesër.)

Meli, Buquku, Luka e të tjera: Ja emrat e disa kompanive që iu është pezulluar leja e importit të kafshëve për shkak dokumenteve të falsifikuara dhe evazionit fiskal

Në përgjigjen e dërguar nga AUV për Veriu.info thuhet se lejet këtyre operatorëve ekonomik u ishin pezulluar në kuadër të kontrollit të therjeve të kafshëve të gjalla të importuara, ku janë gjetur mospërputhje në mes të kafshëve të importuara dhe numrit të kafshëve të therura në thertore.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të kontrollit të therjeve të kafshëve të gjalla të importuara, ka analizuar të dhënat e fundit raportuese në sistemin elektronik. Përmes të cilit është gjetur mospërputhje e të dhënave të numrit të kafshëve të importuara për therje dhe numrit të kafshëve të therura në thertore. AUV menjëherë ka nisur pezullimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik të regjistruar në sistemin elektronik FCMS. Ne ketë pezullim janë përfshirë 28 subjekte. Gjithmonë në zbatim të ligjit të përgjithshëm të procedurës administrative gjegjësisht parimit për të drejtën në ankesë. Të gjithëve në këshillë juridike të vendimit u është bërë e njohur mundësia e paraqitjes se ankesës në komision të ankesave në AUV”, thuhet në përgjigjen e AUV.

Tutje, bëhet e ditur se komision i veçantë për shqyrtimin e ankesave ka shqyrtuar secilën ankesë dhe pretendim të palëve, ku ky komision ka vendosur për heqjen e shumicës së pezullimeve.

“Të gjendur përball situatës ku secili operator në ankesë ka paraqitur lutjen për të pasur një mundësi shtesë, ku kanë dhënë deklarata nën betim për përmbushje të të gjitha kritereve ligjore sipas afateve kohore të përcaktuara me ligj. Komisioni ka vendosur qe të heq pezullimet, duke i njoftuar qe forcërisht, në secilën shkelje vijuese do të kenë revokim dhe inicim procedure në organet e drejtësisë. Pas nënshkrimit të deklaratave me të cilën palët kanë pranuar kushtet dhe janë zotuar për zbatim. Një numëri të operatoreve u është rikthyer e drejta e importit nëpërmjet platformës FCMS”, ka thënë zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi për Veriu.info, duke theksuar se kjo agjenci baza të rregullta do të monitorojë secilën ngarkesë, secilën kafshë të importuar për therje deri në raportim në sistem nga thertoret, sipas afateve kohore të parapara.

“Bashkëngjitur gjeni listën e kompanive qe kanë marrë pezullim të përkohshëm te të drejtës për import  28 operator ekonomik. Po ashtu listë janë edhe emrat e operatoreve ekonomik të cilëve u është rikthyer e drejta për importe nën kushte të mbikëqyrës strikte”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të AUV për Veriu.info.

Lista:

 

 

JU REKOMANDOJMË

Muhaxhiri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në
Kryesore

Muhaxhiri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në

20/10/2025 - 22:09
Rudari për rastin “Banjska”: Në seancat e mbyllura, dëshmitarët po dëshmojnë rrejshëm
Kryesore

Rudari për rastin “Banjska”: Në seancat e mbyllura, dëshmitarët po dëshmojnë rrejshëm

20/10/2025 - 21:33
Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Haki Abazi: Nuk jemi zbutur ndaj VV-së, ka qenë trokitje nga ata

20/10/2025 - 21:19
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Kryesore

Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”

20/10/2025 - 21:02
Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë
Kryesore

Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë

20/10/2025 - 20:31
Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur
Kryesore

Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur

20/10/2025 - 19:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    888 Shpërndaje
    Shpërndaje 355 Tweet 222
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Si mund të bëhet shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës? – Analisti i GAP: Kaq ulëse ka siguruar secila parti

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë