Të shtunën, më 26 prill, boksieri junikas Ardian Krasniqi, do të ndeshet me argjentinasin Diego Ramirez.
Ngjarja e cila zhvillohet në Stuttgart të Gjermanisë, do të përcillet nga Klan Kosova.
Sot, Krasniqi e ka mbajtur një konferencë për media ku ka shpalosur disa detaje lidhur me këtë meç.
Ai u shpreh se është gati për këtë luftë.
Përballja ndaj argjentinasit do të jetë më e madhja për boksierin kosovar.
28 vjeçari do të tentojë ta mbrojë brezin WBO Intercontinental.
Kjo ngjarje e madhe do të transmetohet drejtpërdrejtë Artsport 1 të platformës më të madhe televizive Art Motion, me fillim nga ora 21:00.