Carlo Ancelotti duket gjithnjë e më afër largimit të tij nga Real Madridi.
Italiani, pritet të bëjë largimin e tij të dytë nga “Galaktikët”, 4 vjet pas rikthimit të tij, ku flitet se do të bëhet selektori i ri i Brazilit.
Realin thuhet se do të menaxhojë në Botërorin e Klubeve, ish-lojtari dhe trajneri i skuadrës, Santiago Solari.
Pas përfundimit të kësaj gare, pozitën e trajnerit pritet ta marrë Xabi Alonso.
Solari kishte qenë edhe më parë trajner i Realit, në sezonin 2018-19 por aventura i zgjati vetëm 5 muaj, ku ishte shkarkuar në mars pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Ajaxi.