Skuadra e RB Leipzig ka barazuar shifrat ndaj Bayern Munchen në sekondat e fundit të ndeshjes.
Golin për 3:3 e shënoi sulmuesi danez, Poulsen, shkruan Indeksonline
Me këtë barazim, matematikisht shtyhet festa e Bayern Munchen për titullin kampion.
Skuadra e Vincent Kompanys tani duhet pritur ndeshjen e nesërme të Bayer Leverkusenit ndaj Freiburgut dhe në rast se ndodh ndonjë barazim apo humbje e ekipit të Xabi Alonsos mund të festojnë titullin e 34 në histori.
Por, nëse shohim gollaverazhin, është shumë e vështirë që edhe nëse Bayern Munchen humb dy ndeshjet e fundit, të mos shpallet kampion.
Kështu që tifozët “bavarez” mund të festojnë.
Ky barazim i konvenon shumë Leipzigut, që po lufton për një vend në garat e UEFA-s. Tani ata janë në vendin e pestë me 50 pikë.