Skuadra e Clujit ka shënuar gol ndaj U. Cluj, në derbin lokal të elitës së futbollit rumun, faza e Championship Group.
Golin për 1:0 e ka shënuar mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica.
Korenica shënoi gol në minutën e 35’të nga afërsia.
Ky është goli i 12-të i futbollistit kosovar me Clujin në të gjitha garat. Ai poashtu ka bërë edhe gjashtë asiste.