Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

08/05/2025 - 17:47
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Mirset Ajeti dhe Bekim Hoxha

Foto: Mirset Ajeti dhe Bekim Hoxha

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info muajin e kaluar ka publikuar ekskluzivisht listën e kompanive të cilave AUV ua kishte hequr licencat e importit të kafshëve të gjalla. Më 18 parill ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci kishte njoftuar për heqjen e këtyre licencave për 28 kompani që merren me importin e kafshëve, duke thënë se me dekada janë improtuar në Kosovë kafshë me dokumenta të falsifikuara, që sipas tij, paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore deri te evazioni fiskal që i është shkaktuar shtetit në vlera qindra milionëshe, raporton Veriu.info.

Mirëpo, njoftimi i ministrit Peci që u krenua me AUV-in, që ka marrë vendime me të cilat është stopuar importimi i kafshëve me dokumente të faksifikuara me dekada që ka shkaktuar qindra miliona euro dëme shtetit, duke se ka pas vlerë vetëm për pak ditë. Kjo ngase Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë shfuqizimin e shumicës vendimeve për pezullim të lejeve të importit, me arsyetimin se po iu jep shans të dytë këtyre operatorëve ekonomik.

Përmes kërkesës për Qasje në Dokumente Publike, Veriu.info ka siguruar vendimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për pezullimin e lejeve të importit për secilin operatorë ekonomik, ankesat e operëtorëve ekonomik, raportet e shqyrtimit të ankesave dhe deklaratat nën betim të këtyre importuesve të kafshëve të gjalla, të cilat do t’i publikoj në një seri shkrimesh. Por në dokumentet që AUV i ka dorëzuar portalit Veriu.info mungojnë disa vendime dhe procesverbalet e komisionit të ankesave dhe jemi në pritje të tyre.

Nga analizimi i këtyre dokumenteve, shihet se më datë 28 mars 2025, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, ka nxjerrë vendim për pezullim në ‘Regjistrim të Importit të Kafshëve të Gjalla” për kompaninë NTP “Nushi” me person përgjegjës dhe pronar Mirset Ajeti.

Në pikën dy të vendimit thuhet se pezullohet nga sistemi elektronik “FCMS dhe TRACES” për këtë biznes me adresë në Ferizaj, e cila në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve figuron të ketë zero (o) kapital.

Në arsyetim të vendimit thuhet se sipas raportit të lëshuar nga inspektorati veterinar kufitar NTP “Nushi” gjatë periudhës janar – mars 2025 kishte importuar katër (4) dërgesa me kafshë të gjalla për therje me një total prej 160 krerësh, të cilat duheshin therur brenda afatit prej 72 orëve në thertore të licencuar, por që kjo nuk ishte bërë.

“Në bazë të dhënave dhe kontratës të subjektit importues të kafshëve të gjalla NTP “Nushi” dhe subjektit të thertores “Loma Family” Sh.P.K., në këtë thertore nuk janë therrur asnjë krerë nga kafshët e importuara. Në stallën e pronarit janë konstatuar vetëm 5 krerë kafshë të gjalla të importuara”, që i bie se 155 kafshë nuk janë therrur në thertore.

Tutje, në arsyetimin e pezullimit të lejes së importit, thuhet se në periudhën tetor – dhjetor 2024, NTP “Nushi” ka importuar 537 kafshë për therje, ku nga ky numër të pa raportuara janë 534 gedhe.

Pra, përkundër që me 23 janar 2025 ishte iniciuar procedura e kundërvajtjes për këtë kompani për 534 kafshë të pa raportuara si të therrura në thertore, ajo është lejuar të importoj kafshë edhe pas gjetjes së kësaj shkelje, më ç’rast i është dhënë mundësia e përsëritjes së veprimeve të kundërligjshme.

Ndaj këtij vendimi të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i AUV, Bekim Hoxha, është ankuar NPT “Nushi”, ankesë e cila i është dhënë pjesërisht (vetëm faqja e parë) portalit Veriu.info përmes qasjes në dokumente publike, ku pretendohet se vendimi për pezullim ëshë i padrejt.

Në raportin e shqyrtimit të ankesës nga Komisioni i Ankesave të AUV më datë 18 prill 2025 thuhet se kompania NTP “Nushi” ka paraqitur ka prezantuar dokumentacion se kafshët janë trajtuar dhe shitur.

Mirëpo, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZhR) – Nr.14/2-24 Për Përcaktimin e Rregullave të Kontrollit Zyrtar Për Kafshët e Gjalla Që Hyjnë Në Territorin e Republikës së Kosovë, të nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, shitja e kafshëve që në doganë hyjnë si kafshë për therrje është rrepsisht e ndaluar, pasi që ato duhet drejtpërsëdrejti të dërgohen në thertore të licencuar për therrje. (Shkarko Udhëzimin KËTU)

Neni 8 dhe paragrafi 8.1 i këtij udhëzimin thonë se kafshët e destinuara për therje (thundrakët dhe shpendët), pasi të kenë kaluar nëpër pikën e kontrollit kufitar, duhet të transportohen drejtpërsëdrejti në thertore dhe duhet të theret aty sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 72 orë pas mbërritjes në thertore në përputhje me kërkesat për shëndetin e kafshëve.

Pra, siç shihet edhe në vendimin për pezullim të lejes së importit, NTP “Nushi” ka pasur kontratë me thertoren “Loma Family” Sh.P.K. për therjen e kafshëve të importuara, por që nuk i ka dërguar asnjërën prej tyre.

Megjithatë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave i ka rekomanduar drejtorit ekzekutiv pranimin e ankesës dhe kthimin e regjistrimit në sistemin FCMS dhe TRACES për NTP “Nushi”, që nënkupton kthimin e lejes së importit për këtë kompani.

Në një listë të dërguar në Veriu.info nga AUV me 25 prill, shihet NTP “Nushi” është në mesin e kompanive që iu është rikthyer leja e importit të kafshëve në Kosovë.

Në lidhje me pezullimin e licencës për këto kompani, ministri Peci kishte thënë se dëmi financiar i shkaktuar nga këta operatorë ekonomik është në vlerë qindra milionë euro, duke shtruar se, sipas tij, është goditur hallka më të fortë të zinxhirit të importuesve të kafshëve të gjalla në Kosovë, duke i mbajtur përgjegjës për tentimin e keqpërdorimit dhe mashtrimit në proces të importit.

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet

Bunjaku i “Meli” Sh.P.K.: “Ose je shum trim ose je budall” – presion i rëndë ndaj Veriu.info nga pronarët e kompanive që iu pezullua licenca e importit të kafshëve

AUV me VENDIM i pezulloi lejen e importit “Melii Farm” Sh.P.K., u zbulua se nuk i raportoi 2965 kafshë të futura në Kosovë (Dokument)

 

JU REKOMANDOJMË

Voziti 161 kilometra në orë, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj

Voziti 161 kilometra në orë, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj
05/07/2026 - 20:52

Policia e Kosovës ka ndëshkuar tre shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në trafik, në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin...

Më shumëDetails

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel
05/07/2026 - 20:21

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka folur për mundësinë e ndikimit që një vendim eventual i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund të ketë edhe...

Më shumëDetails

Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
05/07/2026 - 19:55

Sot, në media është raportuar se ka nosur mbledhja e nënshkrimebe për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet...

Më shumëDetails

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë
05/07/2026 - 19:50

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë...

Më shumëDetails

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Presidenca i reagon Brnabiqit: Mbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave
05/07/2026 - 19:19

Afati i trajtimit të ankesave nga Gjykata Supreme për kandidatë për deputetë ose subjektet politike ka nisur të soset. Pas kësaj do të duhej që Komisioni Qendror i...

Më shumëDetails

KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin
05/07/2026 - 19:09

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas debatit të krijuar rreth videos ku një fermer derdhi qumësht në një lum, duke thënë se një problem...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë