Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Donjeta Sadiku fiton medaljen e ARTË në Kupën e Botës

16/05/2025 - 19:05
në Sport
A A
Donjeta Sadiku fiton medaljen e ARTË në Kupën e Botës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore, “Feliks Stamm”, që të premten përfundoi në Varshavë të Polonisë.

Donjeta u shpall kampione në kategorinë deri 60 kilogramë. Në finalen e fortë e mposhti boksieren e Britanisë së Madhe, Elise Glynn.

Raundi i parë ishte i barabartë. Tre gjyqtarë e vlerësuan britaniken fituese, ndërsa dy Donjetën.

Por cilësia ishte në anën e Donjetës dhe ajo këtë e dëshmoi në raundin e dytë, të cilin e fitoi bindshëm. Ndërkohë dominoi plotësisht edhe në raundin e tretë për ta fituar në fund medaljen e artë. Glynn kishte përparësi në gjatësi, por Donjeta ishte superiore sa i takon boksit të ofruar dhe nuk hasi në telashe.

Rezultati ishte 5:0 në të mirë të Donjetës, që kështu vazhdon me suksese në boksin amator. Synimi i madh i Donjeta Sadikut është medalja në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”. Ajo tashmë e ka përvojën e dy Olimpiadave. Por në Tokio e në Paris nuk arriti në zonën e medaljeve. Ka medalje nga kampionatet botërore e evropiane.

Në Varshavë, boksierja më e mirë në vend i kishte tri luftëra. Fitoi fillimisht në çerekfinale ndaj polakes Aleksandra Jankoëiak. Në gjysmëfinale e mposhti olimpisten nga Italia, Rebecca Nicoli. Edhe dy fitoret e para Donjeta i arriti me rezultat bindës, 5:0.

Në kategorinë deri 60 kilogramë u paraqitën nëntë boksiere gjithsej.

“Feliks Stamm” është garë e Ëorld Boxing, e evidentuar si Kupë Botërore. Ëorld Boxing është federata e re e boksit amator, e krijuar me përkrahjen e plotë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Falë krijimit të kësaj federate dhe kalimit të më shumë se 75 federatave nacionale në të, boksi është kthyer në programin olimpik.

Federata e Boksit e Kosovës po ashtu kaloi në World Boxing, duke u larguar kështu nga Asociacioni Ndërkomëbtar i Boksit (IBA), që më parë njihej si AIBA. Në IBA ndikimi rus është shumë i madh, ndërsa kjo organizatë më nuk njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Ende jo të gjitha shtetet nuk kanë kaluar në World Boxing. Kjo bën që në disa gara konkurrenca mos të jetë më e forta. Po ashtu nuk ka momentalisht shumë gara. Në Poloni kishte shumë boksierë, ndërsa luftërat ishin të forta. Donjeta është llogaritur favorite dhe nuk ka lejuar befasi.

Në “Feliks Stamm” garuan edhe vëllezërit Shpëtim e Bashkim Bajoku. Por të dy u ndalën në meçet e para.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë