Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti mirëpriti alpinisten Uta Ibrahimi me rastin e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës

27/05/2025 - 14:51
në Lajme, Pa kategori
A A
Kurti mirëpriti alpinisten Uta Ibrahimi me rastin e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Ballkonin e Hapur të Qeverisë gruan e parë shqiptare, e cila ka shënuar histori në alpinizmin ndërkombëtar, duke ngjitur 14 majat më të larta të botës, alpinisten Uta Ibrahimi.Kurti e cilësoi atë sinonim të lartësive, jo vetëm lartësive të majave që i ka ngjitur, por edhe të virtyteve që ajo përfaqëson. Ekspeditën e saj, me synimin për të ngjitur 14 malet më të larta të botës, Uta e filloi në maj të vitit 2017 me ngjitjen e Everestit – 8,848 metra lartësi, dhe e finalizoi me ngjitjen e fundit, të 14-tën me radhë, në Kanchenjunga.
“116,294 metra është lartësia totale e 14 majave që i ka ngjitur Uta… kjo është 13 herë më lart se vet mali Everest… e diku rreth 10 herë më lart se lartësia mesatare e një aeroplani të zakonshëm pasagjerësh në fluturim. Është prej atyre gjërave që mund t’i mendojmë por disi jo edhe t’i imagjinojmë, që duken krejt të pabesueshme sikur të mos dukej dëshmia e gjallë – njeriu që e bëri, Uta, e cila është sot këtu, mes nesh… mbi 116 mijë herë e përmbushur dhe krenare”, u shpreh Kurti.Ai tha se Uta është shembulli që u flet të gjithëve, por veçanërisht të rinjve dhe vajzave tona, me mesazhin që ëndrrat nuk janë asnjëherë shumë të mëdha kur ke guxim për majat dhe besim në vete.

“Përmes teje Uta, Kosova ka qenë në K2, në Annapurna, në Makalu e deri në Kanchenjunga. Ke qenë atje ku stuhia nuk të fal, ku ajri nuk mjafton, ku temperatura nuk premton, por ku për njerëzit sikur ti – vullneti është më i fortë se cilido gur e shkëmb dhe nuk ka maje që nuk arrihet. Me dy flamuj në shpinë, që i ke bartë brenda çantës në krah e brenda zemrës në kraharor, së bashku me të gjithë vendin prej nga vjen”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Doarsa Kica-Xhelili mbështet Abdixhikun pas rizgjedhjes në krye të LDK-së: “Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen
Kryesore

Doarsa Kica-Xhelili mbështet Abdixhikun pas rizgjedhjes në krye të LDK-së: “Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen

02/02/2026 - 23:04
Manipulim me vota në Mitrovicë – këta janë 21 të arrestuarit, gjykata refuzon paraburgimin për 10 prej tyre
Kryesore

Lirimi i të dyshuarve për manipulim të votave në Mitrovicë – kush janë ata?

02/02/2026 - 22:40
Protestë e Sindikatës së KEK-ut sot, duan rritje dhe t’u paguhet fundjava
Kryesore

KEK-u jep lajmin e keq, blloku A5 del jashtë funksionit pas rrjedhjes

02/02/2026 - 22:24
LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit
Kryesore

LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

02/02/2026 - 21:55
Behgjet Pacolli kalon në tjetër nivel, paralajmëron libër kundër njeriut më të besuar të tij
Kryesore

Behgjet Pacolli kalon në tjetër nivel, paralajmëron libër kundër njeriut më të besuar të tij

02/02/2026 - 21:30
Çfarë është njohja de facto dhe pse liderët e BE’së po ia kërkojnë Serbisë, flet Enver Hasani
Kryesore

“Kurtin e ka çu ku ka deshtë” – Hasani flet për Lajçakun

02/02/2026 - 21:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

    LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • ​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Grupi multietnik pa Vetonin, deputeti e akuzon ministrin në detyrë të qeverisë “Kurti”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lirimi i të dyshuarve për manipulim të votave në Mitrovicë – kush janë ata?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lirohen 10 kryesues të Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë