Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në Prizren, në orët e para të së dielës.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 01:20.
Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkakut të vdekjes.
Policia e ka cilësuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./IndeksOnline













