Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FSHF: Shitja e biletave për Shqipëri – Serbi vazhdon deri më 3-4 qershor

03/06/2025 - 13:03
në Sport
A A
Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë, “artileri e rëndë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të vijojë deri më datat 3-4 qershor.

Kjo zgjatje është bërë e domosdoshme për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës, çka e bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit.

Procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur, dhe një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik janë tashmë pajisur me bileta përmes platformës së dedikuar.

FSHF i bën thirrje të gjithë personave që kanë aplikuar për bileta të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme adresat e tyre të emailit (si në Inbox ashtu edhe në Spam), për të parë nëse kanë marrë njoftim nga kompania T-Ticket, e cila menaxhon procesin zyrtar të shitjes së biletave.

Vetëm ata që do të përzgjidhen përmes shortit elektronik do të marrin një link të personalizuar për blerjen e biletave.

Nëse pas datës 4 qershor nuk merrni një email konfirmimi, kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik.

Nuk do të dërgohet njoftim për ata që nuk janë përzgjedhur.

FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe durimin, duke garantuar se çdo hap i këtij procesi po realizohet me transparencë të plotë dhe barazi për të gjithë aplikuesit.

JU REKOMANDOJMË

“Ne mund të shkruajmë historinë”  – Foda me një video motivuese për futbollistët

“Ne mund të shkruajmë historinë”  – Foda me një video motivuese për futbollistët
23/03/2026 - 21:03

Në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, përzgjedhësi Franco Foda zgjodhi një qasje ndryshe për të motivuar...

Më shumëDetails

Cafu e ngrit në qiell Neymarin: Është superior ndaj Ronaldos, Messit dhe Mbappes

Cafu e ngrit në qiell Neymarin: Është superior ndaj Ronaldos, Messit dhe Mbappes
21/03/2026 - 19:11

Legjenda e Brazilit dhe fituesi i dy Kupave të Botës, Cafu, ka mbështetur Neymarin që të udhëheqë kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2026, duke bërë një...

Më shumëDetails

Muriqi flet pasi humbi penalltinë: Një lojtar si unë duhej ta kishte shënuar

Muriqi flet pasi humbi penalltinë: Një lojtar si unë duhej ta kishte shënuar
21/03/2026 - 17:25

Vedat Muriqi pati mundësinë të shpëtonte Mallorcën. Kjo pasi që u akordua një penallti në minutat e fundit, me Muriqin që mori topin për ta bërë goditjen. Por...

Më shumëDetails

Vedat Muriqi në prag të historisë te Mallorca, gati ta thyejë rekordin e Samuel Eto’o

Vedat Muriqi në prag të historisë te Mallorca, gati ta thyejë rekordin e Samuel Eto’o
21/03/2026 - 11:15

Sezoni aktual po rezulton i jashtëzakonshëm për Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen me fanellën e RCD Mallorca në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi kosovar është aktualisht golashënuesi...

Më shumëDetails

Real Madrid dominon përballjet direkte ndaj Bayern Munich, ja çfarë duhet të dini para ndeshjeve çerekfinale

Real Madrid dominon përballjet direkte ndaj Bayern Munich, ja çfarë duhet të dini para ndeshjeve çerekfinale
21/03/2026 - 11:00

Real Madrid do të përballet me Bayern Munich, në çerekfinale të këtij sezoni në Champions League. Historia flet në favor të madrilenëve, e sidomos në nëntë përballjet e...

Më shumëDetails

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit
21/03/2026 - 10:45

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45. Trajneri Silvinjo ka bërë publike...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë