Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Siria u kërkon grave që të mbulohen në plazhe publike, kufizime edhe për burrat

11/06/2025 - 14:44
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Siria u kërkon grave që të mbulohen në plazhe publike, kufizime edhe për burrat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria siriane e udhëhequr nga islamistët ka vendosur që gratë duhet të veshin burkini ose rroba të tjera të notit që e mbulojnë trupin në plazhe publike dhe në pishina, ndërsa rrobat e plazhit në stilin perëndimor lejohen në klube private dhe hotele luksoze.

Vendimi i Ministrisë së Turizmit, i lëshuar këtë javë, e shënon herën e parë që autoritetet e Damaskut kanë lëshuar udhëzime që lidhen me atë se çfarë mund të veshin gratë që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad nga pushteti në dhjetor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjatë regjimit të hekurt të familjes Assad në Siri, i karakterizuar nga një ideologji nacionaliste e sekulare, shteti nuk kishte vendosur kufizime të tilla, edhe pse njerëzit shpesh visheshin në mënyrë modeste në plazhe publike, duke i pasqyruar normat konservatore.

Kërkesat e reja u caktuan në një vendim më të gjerë të datës 9 qershor dhe në të cilin përfshihen udhëzime për sigurinë publike në plazhe dhe në pishina në prag të verës, si mosqëndrimi për kohë shumë të gjatë në diell dhe mbrojtja nga kandilat e detit.

Në vendim thuhet se ata që shkojnë në plazhe dhe në pishina publike duhet të veshin “rroba të duhura noti që i respektojnë njerëzinë publike dhe ndjenjat e segmenteve të ndryshme të shoqërisë”, duke kërkuar “rroba noti më modeste” dhe duke i saktësuar “burkimit ose rrobat e notit që e mbulojnë trupin më shumë”.

Kufizime ka edhe për gjininë tjetër. Burrat duhet të veshin këmishë, kur nuk janë duke notuar, dhe nuk u lejohet që të dalin me gjoks të zhveshur “në zona publike jashtë zonave të notimit – në holle të hoteleve ose… në restorante”, thuhet më tej në vendim.

Në vendim thuhet, gjithashtu, se “në zona publike jashtë plazheve dhe pishinave të notit”, është e parapëlqyer që të vishen rroba të gjera që i mbulojnë krahët dhe gjunjët dhe të shmangen rrobat e tejdukshme ose shumë të ngushta.

Sidoqoftë, në vendim ofrohet një përjashtim për hotelet që kanë katër yje ose më shumë si dhe për plazhet, pishinat dhe klubet private, duke thënë se “veshmbathja normale perëndimore e larjes” lejohet përgjithësisht, “me respektim të moralit publik dhe brenda kufijve të shijes publike”.

JU REKOMANDOJMË

Pas 144 vitesh, përfundon ndërtimi i Sagrada Família

Pas 144 vitesh, përfundon ndërtimi i Sagrada Família
11/06/2026 - 14:09

Ka qenë një pritje e gjatë, por 144 vjet pasi filluan punimet, Papa Leo XIV ka bekuar kullën qendrore të përfunduar së fundmi të kishës Sagrada Família, në...

Më shumëDetails

Ekspertët paralajmërojnë për vapë ekstreme në Botërorin 2026: Masat aktuale janë të pamjaftueshme

Ekspertët paralajmërojnë për vapë ekstreme në Botërorin 2026: Masat aktuale janë të pamjaftueshme
09/06/2026 - 20:54

Shkencëtarë dhe organizata ndërkombëtare kërkojnë masa më të forta mbrojtëse për lojtarët dhe tifozët gjatë Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ekspertë të klimës, mjekësisë sportive dhe performancës...

Më shumëDetails

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje ekspondenciale të prodhimit

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje ekspondenciale të prodhimit
04/06/2026 - 11:04

Koreja e Veriut po vazhdon të zgjerojë kapacitetet e saj bërthamore, ndërsa vlerësohet se zotëron material të mjaftueshëm për të prodhuar deri në 90 koka bërthamore dhe ka...

Më shumëDetails

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor
02/06/2026 - 18:07

Tiku nervor i syrit ka të bëjë me pulsime të shpeshta që prekin njërin sy, të cilat i ka përjetuar shpesh shumica prej nesh. Dridhja e syrit është...

Më shumëDetails

“E kuptova që ishte ai kur pashë kamerat”- Shpëtoi jetën e Schumacher, flet pas 12 vitesh piloti i helikopterit

“E kuptova që ishte ai kur pashë kamerat”- Shpëtoi jetën e Schumacher, flet pas 12 vitesh piloti i helikopterit
30/05/2026 - 19:11

Pas më shumë se një dekade heshtjeje, piloti i helikopterit që transportoi legjendën e Formula 1, Michael Schumacher, drejt spitalit pas aksidentit të rëndë në ski, ka rrëfyer...

Më shumëDetails

Arabia Saudite shpall përfundimin me sukses të Haxhit me mbi 1.7 milionë pelegrinë për vitin 2026

Arabia Saudite shpall përfundimin me sukses të Haxhit me mbi 1.7 milionë pelegrinë për vitin 2026
29/05/2026 - 20:13

Arabia Saudite ka njoftuar përfundimin me sukses të sezonit të Haxhi për vitin 2026/1447 sipas kalendarit hixhri, duke deklaruar se një sistem i integruar sigurie, organizimi dhe shërbimesh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

    Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Azemi jep lajmin e shumëpritur!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    527 Shpërndaje
    Shpërndaje 211 Tweet 132
  • Kërcënon ish-kunatën në sy të gjykatëses: Çka ndodhi sot në rastin ku po shqyrtohet divorci i Tahir Fushë Kosovës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë