Bayern Munichu e ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me mundësinë e transferimit të Trent Alexander-Arnoldit nga Real Madridi.
Kampioni gjerman nuk e ka ndërmend ta bëjë një ofertë për mbrojtësin anglez, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij në Spanjë.
Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, të konfirmuara edhe nga gazetari gjerman Christian Falk, drejtuesit e Bayernit nuk janë të interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit.
Alexander-Arnold iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2025, por deri më tani nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë.
Falk ka bërë të ditur se anglezi nuk përputhet plotësisht me profilin e mbrojtësit të djathtë që kërkon trajneri Vincent Kompany.
Bayerni po shqyrton alternativa të tjera, ndërsa në listën e klubit është edhe Givairo Read.
Kështu, një kalim i Alexander-Arnoldit në Bundesligë duket gjithnjë e më pak i mundshëm, ndërsa edhe rikthimi i tij te Liverpooli konsiderohet një mundësi shumë e vështirë. /Gazeta Express















