Prokuroria ka zbuluar detaje të reja nga komunikimet në telefonat e sekuestruar të Nurije Sylajt dhe Driton Sylajt, të dyshuar në rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj-Sylajt.
Indeksonline mëson se shqetësimi i tyre kryesor pas vrasjes dyshohet të ketë qenë fshehja e përfshirjes në krim.
Në komunikime përmenden edhe kërcënime ndaj dëshmitares Afërdita Sylaj dhe një të miture. Në njërin prej mesazheve thuhet: “Trutë në tokë kom me ja qitë kësaj e ty”.
Sipas Prokurorisë, kërcënimet dyshohet se kishin për qëllim frikësimin e personave që mund të dinin për rrethanat e vrasjes.
Po ashtu, Prokuroria pretendon se Nurije Sylaj kishte ndikim të veçantë në vendimmarrjen familjare, ndërsa komunikimet dëshmojnë shqetësim për zbulimin e përfshirjes së tyre dhe rrezik të ndikimit mbi dëshmitarët.














