Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Auditori gjen shkelje të shumta në punësime dhe pagesa në Ministrinë e Hajrulla Çekut

19/06/2025 - 23:25
në Lajme
A A
Auditori gjen shkelje të shumta në punësime dhe pagesa në Ministrinë e Hajrulla Çekut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimi ka publikuar pasqyrat financiare vjetore të vitit 2024 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila udhëhiqet nga Hajrulla Çeku. 

Rezultatet e auditimit tregojnë një sërë shkeljesh nga kjo Ministri si në rastet e proceseve të rekrutimit, respektimit të afateve ligjore të përcaktuara me ligj për UD, procesit të dhënies dhe menaxhimit të subvencioneve, vonesave në mbyllje të avanceve dhe vonesave në pagesën e faturave.

Ndër të tjera, në këtë raport të auditimit bëhet e ditur se 153 konsulentë janë punësuar në ministri dhe institucionet vartëse të saj përmes kontratave për “shërbime të veçanta”.

Kjo, ndonëse këto kontrata janë të parapara vetëm për angazhime të përkohshme e profesionale, në raste kur mungojnë ekspertë të brendshëm.

Në realitet, këta persona nuk ishin as konsulentë e as ekspertë të jashtëzakonshëm, por zyrtarë të administratës, ligjorë, të financave, arkivistë, IT, vozitës, historianë, etnologë, e të tjerë, që në çdo institucion tjetër do të rekrutoheshin përmes një procesi të rregullt ligjor.

Sipas auditorëve, kjo praktikë është bërë për shkak të “kontrolleve jo të duhura dhe mosaplikimit të drejtë të kërkesave ligjore”. Por në fakt, ky veprim e shkel drejtpërdrejt Ligjin për Zyrtarët Publikë, duke hapur rrugë për punësime selektive, jo transparente dhe potencialisht klienteliste.

Ministri Çeku, përkundër faktit që kjo skemë përbën shkelje të ligjit, është pajtuar me gjetjet e auditorëve, por mbetet të shihet nëse do të përballet me ndonjë përgjegjësi institucionale apo politike.

ZKA rekomandon që MKRS t’i fusë këto pozita në planin vjetor të rekrutimeve dhe të ndalojë menjëherë përdorimin e procedurave të prokurimit për mbulimin e vendeve të rregullta të punës.

Kjo gjetje është vetëm njëra nga shumë që ngrejnë dyshime të mëdha për mënyrën se si MKRS po e menaxhon personelin dhe fondet publike dhe, më gjerë, për mënyrën se si përmes “konsulentëve” po shtohen radhët e punësimeve të kamufluara në sektorin publik.

 

Punësime pa konkurse e me kandidatë të papërgatitur: MKRS kapet me një tjtër shkelje ligjore

Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar një tjetër praktikë të paligjshme brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të drejtuar nga ministri Hajrulla Çeku. Në raportin e publikuar për vitin 2024, del në pah se MKRS dhe institucionet vartëse të saj kanë anashkaluar procedurat ligjore të rekrutimit, duke emëruar persona në pozita publike pa konkurs dhe duke shpallur konkurse në kundërshtim me rregullat./Periskopi/Veriu.info

KLIKO KËTU PËR TË PARË RAPORTIN E PLOTË TË AUDITIMIT PËR KËTË MINISTRI

JU REKOMANDOJMË

Të gjitha hetimet dhe fletarrestimet ndaj Radoiçiqit në Kosovë
Lajme

Të gjitha hetimet dhe fletarrestimet ndaj Radoiçiqit në Kosovë

20/06/2025 - 10:44
Nuk ka shenja për ulje të tensioneve midis Izraelit dhe Iranit derisa Trump lëshon ultimatumin – të rejat e fundit nga atje
Kryesore

Nuk ka shenja për ulje të tensioneve midis Izraelit dhe Iranit derisa Trump lëshon ultimatumin – të rejat e fundit nga atje

20/06/2025 - 10:41
Irani i vendosur: Jo negociata me SHBA-në derisa të ndalet agresioni i Izraelit
Lajme

Irani i vendosur: Jo negociata me SHBA-në derisa të ndalet agresioni i Izraelit

20/06/2025 - 10:39
Merz: Izraeli po bën “punët e pista” për të gjithë ne
Lajme

Merz: Izraeli po bën “punët e pista” për të gjithë ne

20/06/2025 - 10:32
Nesër përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Lajme

Nesër përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

20/06/2025 - 10:30
Janjiq: Dialogu Prishtinë-Beograd i konsumuar, nevojitet platformë e re
Kryesore

Janjiq: Dialogu Prishtinë-Beograd i konsumuar, nevojitet platformë e re

20/06/2025 - 10:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Raketa balistike iraniane godet rrokaqiell në Tel Aviv, banorët kërkojnë ndërhyrje amerikane ndaj Iranit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Skandaloze: Transformimi i kundërligjshëm i bankës turke Ziraat, avokate e bankës motra e Vjosa Osmanit

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë