Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ardon Jashari ia kumton Brugget dëshirën për të luajtur te Milani

27/06/2025 - 16:52
në Sport
A A
Ardon Jashari ia kumton Brugget dëshirën për të luajtur te Milani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Futbollisti me origjinë shqiptare, që e përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Ardon Jashari është në qendër të vëmendjes në merkaton e Serie A.

Jashari, i cili aktualisht luan te Club Brugge në Belgjikë, është në listën e dëshirave të Milanit, për të përforcuar mesfushën për sezonin e ri. Edhe drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është një ‘fans’ i madh i futbollistit.

Po ashtu, edhe Jashari e ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Milanit.

Madje, këtë ia ka kumtuar edhe vetë klubit të tij, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Milani deri më tash ka tentuar dy herë për t’u marrë vesh me Brugge për të kompletuar transferimin e lojtarit, megjithatë dy tentativat kanë dështuar.

Së fundmi, klubi milanez kishte ofruar 27 milionë euro plus pesë të tjera në bonuse, ofertë që është refuzuar nga Brugge.

Megjithatë, Romano bënë me dije se bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, dhe se Milani është optimist që do të arrijë një marrëveshje.

Jashari iu bashkua Brugget sezonin e kaluar nga Luzerni për shumën e gjashtë milionë eurove.

22-vjeçari në sezonin e tij të parë e fitoi çmimin si futbollisti më i mirë i vitit në Belgjikë.

Jashari është edhe përfaqësues i kombëtares së Zvicrës, për të cilën ka dy paraqitje në ndeshje zyrtare, dhe dy të tjera në ndeshje miqësore.

JU REKOMANDOJMË

Barcelona e bindur nga Rashford, sulmuesi anglez do të mbetet në Kataluni
Sport

Barcelona e bindur nga Rashford, sulmuesi anglez do të mbetet në Kataluni

13/01/2026 - 20:14
Anulohet ndeshja e Bundesligës, kjo është arsyeja
Sport

Anulohet ndeshja e Bundesligës, kjo është arsyeja

13/01/2026 - 19:55
Shkarkimi i Xabi Alonsos, Khabibi me një reagim të ashpër në drejtim të lojtarëve të Real Madridit
Sport

Shkarkimi i Xabi Alonsos, Khabibi me një reagim të ashpër në drejtim të lojtarëve të Real Madridit

13/01/2026 - 18:46
Klopp i zemëruar nga performanca “kaotike” dhe konferenca për media
Sport

Klopp iu përgjigjet spekulimeve që e shohin si trajner të Realit, flet edhe për Alonson e Ancelottin

13/01/2026 - 13:16
Ronaldo e “akuzon” Al-Hilalin pas humbjes, e bën gishtin e “vjedhjes” para kamerave
Sport

Ronaldo e “akuzon” Al-Hilalin pas humbjes, e bën gishtin e “vjedhjes” para kamerave

13/01/2026 - 13:15
Nis epoka Arbeloa te Real Madridi
Sport

Nis epoka Arbeloa te Real Madridi

13/01/2026 - 13:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Befason deputeti i LDK-së: LDK beson që duhet bërë koalicion e të formohen institucionet

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë