Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

28/06/2025 - 12:43
në Kryesore, Lajme
A A
Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington thotë se po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë dhe mbetet fuqimisht i përkushtuar për të mbështetur çdo përpjekje që forcon institucionet demokratike të vendit dhe pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës — veçanërisht partneritetin e saj të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë të publikuar, Këshilli shpreh shqetësimin e thellë për bllokimin politik të vazhdueshëm dhe dështimin për konstituimin e Kuvendit sipas vullnetit të qytetarëve.

“Kjo paralizë institucionale është e pajustifikueshme. Ajo minon besimin publik, dobëson shtetin dhe e lë Kosovën të ekspozuar në një ambient global gjithnjë e më të paqëndrueshëm”, thuhet në deklaratë.

Këshilli përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vlerëson vullnetin e aktorëve politikë për ta pranuar atë si rrugëdalje legjitime.

“Kosova ka një traditë krenare të respektimit të shtetit ligjor dhe autoritetit kushtetues — ky moment kërkon të njëjtën përkushtim”.

Me këtë rast, Këshilli i bën thirrje të gjitha partitë parlamentare që të shkojnë në seancën e radhës me ndjenjën e urgjencës dhe unitetit, dhe të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë pa vonesa. “Vendi duhet të ecë përpara”, është mesazhi i prerë.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është thelbësore — por ajo kërkon qeverisje efektive dhe koordinim të vazhdueshëm. Institucionet e Kosovës duhet të tregojnë pjekuri dhe qartësi në këtë moment vendimtar”, vijon më tej reagimi.

Në fund, Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane rikonfirmon përkushtimin e tij për të shërbyer si një urë lidhëse mes Kosovës dhe SHBA-ve, dhe për të amplifikuar zërin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ferat Shala: Mosrealizimi i projektit të gazit amerikan mund t’i kushtojë Kosovës qindra miliona euro

Shala: Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, është e ulët kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kurtit
04/07/2026 - 18:13

Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka vlerësuar se moszhvillimi i projektit të gazit natyror dhe moslidhja e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit mund t’i kushtojnë vendit qindra...

Më shumëDetails

Foli me një të mitur me emra të rremë në rrjete sociale dhe më pas e kanosi me publikim të fotografive, arrestohet 28-vjeçari në kufi

Hidhen dy gra’nata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
04/07/2026 - 18:05

Një 28-vjeçar me inicialet R.GJ. është arrestuar në një pikëkalim kufitar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shtrëngim”. Policia tha se hetuesit e stacionit policor në Ferizaj...

Më shumëDetails

Dega në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
04/07/2026 - 17:48

Dega e LDK-së në Austri përmes një e-maili ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë i është adresuar kreut të...

Më shumëDetails

Sveçla uron Amerikën: Uroj që idealet e Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë

Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
04/07/2026 - 17:41

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar rolin...

Më shumëDetails

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi
04/07/2026 - 17:24

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi. Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli
04/07/2026 - 17:10

Veprimtaria biznesore e naftarëve të Kosovës po del të jetë një problem serioz për shtetin dhe konsumatorët, pasi që shumë prej tyre po zbulohen duke punuar ilegalisht, abuzuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë