Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

30/06/2025 - 15:18
në Lajme
A A
Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni ferizajas, Kushtrim Llabjani që ka më shumë se një kompani të regjistruar, e që në publik shfaqet i afërt me figurën e rëndësishme të PDK-së, Elmi Reçica, me njërën nga to ka përfunduar në Listën e Zezë të OShP-së.

Muaj më parë Gazeta Insajderi raportoi se si biznesmeni nga Ferizaj, Kushtrim Llabjani, i cili nuk e fshihte afërsinë me deputetin, dhe njërën nga figurat e rëndësishme te PDK-së, Elmi Reçica kishte arritur të shpërblehej me një tender për të i shitur kamionë të përdorur “Pastrimit”, kompanisë që drejtohet nga Petrit Reçica.

Detajet e këtij raportimi i gjeni këtu:

Por, Llabjani nuk është pronarë vetëm në firmën që mori tender nga “Pastrimi”, një kompani që së fundmi i bë shpesh lajm për përplasjet që menaxhmenti i saj pati me pushtetin e LDK-së në Prishtinë.

Llabjani është ortak në “Going Green Solutions SH.P.K.” e themeluar një vit më parë, e ku mban shumicën e aksioneve, derisa ortak me 49 % të tyre e ka Lum Gashin.

Kjo kompani hyri në garë, dhe madje fitoi, për të marrë një tender për shitjen e automjeteve jashtë përdorimit dhe pajisjeve të tjera të kompanisë regjionale “KRM Pastërtia Sh.a” në Ferizaj.

Krejt historia nisi kur kompania e dyshes, LLabjani e Gashi, aplikuan për këtë punë në “Pastërtia” Sh.A. dhe madje edhe e fituan, por në fund u tërhoqën nga tenderi.

Kjo ndërmarrje pastaj i denoncoi të Organi Shqyrtues i Prokurimit, pasi që sipas tyre një tërheqje e tillë bie ndesh me nenin 25.9 të rregullores për prokurim, për çka pajtohet edhe vet OSHP-ja që e ka vendosur tashmë këtë kompani në Listën e Zezë duke ia ndaluar pjesëmarrjen në tenderë deri më 18 shtator të këtij viti.

Gazeta Insajderi e ka kontaktuar firmën në fjalë, në kontaktet që ka publike, por deri tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ta.

E njëjta kompani megjithatë i pati dhënë një version të saj OShP-së, që nuk e bindi mjaftueshëm këtë mekanizëm, prandaj dhe aplikoi dënimin tre muaj mos—pjesëmarrje në prokurime publike.

“…pasi jemi shpall fitues në këtë tender e kemi vizituar vendin dhe aty kemi vërejtur se ka shumë llastër, e cila cmimin në tregun e Kosoves e ka 0.12 centë, ndërsa dhe ka pasur shumë matriale palstik nëpër kamion edhe duke e parë rrezikun që nuk mund ta realizoj kontratën e kam dërguar e-mail në zyrën e prokurimit dhe jam tërhequr sepse çmimin të cilin e kemi ofruar ka qenë 0.38 cent, ndërsa operatori mbrapa ka qenë 0.35 cent, kështu që nuk e kam pa të arsyeshme të vazhdoj në këtë aktivitet as nuk kam falsifikuar dukumente apo diçka të tillë dhe jam tërhequr”, thuhet në përgjigjhen e “Going Green Solutions SH.P.K.” dhënë OSHP-së.

Kushtrim Llabjani është një biznesmen nga Ferizaj.

Ai është ortak në firmën “LEDI SH.P.K.” dhe një pjesë të aksioneve në këtë kompani i ka edhe Zekrija Kamberi. Kjo firmë është liderë e konzorciumin me të cilën mori 350 mijë euro nga “Pastrimi”, për 10 kamionët e përdorur.

Llabjani ka në pronësi edhe 51 përqind të aksioneve në firmën “Going Green Solutions SH.P.K” në ortakëri me Lum Gashin dhe është aksionar i vetëm në “N.T.P. ” NOA”.

Ai po ashtu është i punësuar në një institucion publik shëndetësor në Ferizaj, derisa si sekondare merr edhe një pagë nga firma e ndërtimeve “DAAKONN SH.P.K” nga Ferizaj.

Por, ky biznesmen që ka firmë të vetën dhe aksione në dy firma të tjera, shoqërohet edhe me deputetin e PDK-së nga Feriaj, Elmi Reçica.

Në njërën prej fotografive që ka siguruar Insajderi, biznesmeni Kushtrim Llabjani është bashkë me deputetin Reçica në një ambient partiak- me llogot e PDK-së mbrapa.

Gazeta Insajderi e pati pyetur Drejtorin e “Pastrimit”, Petrit Reçica për afërsinë eventuale me deputetin Reçica, por i njëjti nuk ishte përgjigjur dhe njëjtë pati vepruar edhe deputeti Elmi Reçica,

As vet biznesmeni LLabjani nuk pati dërguar përgjigje edhe pse Insajderi e ka pritur për më shumë se një javë për të komentuar fotografitë me njeriun e PDK-së, Elmi Reçica./Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lajme

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

30/06/2025 - 23:13
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Kryesore

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

30/06/2025 - 22:38
Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë
Kryesore

Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

30/06/2025 - 22:16
Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur
Kryesore

Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

30/06/2025 - 21:54
“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”
Kryesore

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

30/06/2025 - 21:39
Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
Kryesore

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025 - 20:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë