Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë fjalën në seancën e sotme konstituive, duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.
Fillimisht, ajo deklaroi:
“Kërkoj në emër të PDK-së që ky Kuvend e kjo seancë të kthehet në rendin e ditës, të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.
Më pas, me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari asaj iu ndal mikrofoni.
Megjithatë, deputetja vazhdoi të flasë para kolegëve, duke pyetur se a është më e rëndëishme Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës.
“A ma e rëndëishme Albulena Haxhiu a Republika e Kosovës…Po e ndalni fjalën e lirë…” – tha ajo.