Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbi 300 mijë qytetarë kaluan nga Morina për pushime gjatë dy javëve të fundit

16/07/2025 - 12:32
në Lajme
A A
Mbi 300 mijë qytetarë kaluan nga Morina për pushime gjatë dy javëve të fundit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e hyrjeve. Në Doganën e Morinës, fluksi i automjeteve dhe autobusëve me pushues kosovarë është i lartë jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditët e zakonshme të javës.

Pushuesit nga Kosova thonë se këtë vit ka më pak probleme në bregdetin shqiptar. Sipas tyre, çmimet janë më të arsyeshme dhe plazhet publike më të pastra dhe më të rregulluara.

Fluks i madh ka edhe në doganën e Kosovës në Vërmicës, ku përveç turistëve, kalojnë edhe shumë emigrantë kosovarë që kthehen për pushime në vendlindje. Shumë prej tyre zgjedhin të kalojnë disa ditë edhe në bregdetin shqiptar, por theksojnë se mikpritja dhe shërbimet duhet të përmirësohen më tej.

Autoritetet doganore në Morinë dhe Vërmicë po punojnë me nga 6 sportele në hyrje dhe dalje, për të shmangur pritjet e gjata. Shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës kalojnë pa kontroll, ndërsa për të huajt janë vendosur procedura të përshpejtuara, njofton a2cnn.

Në mesditë vihet re edhe një fluks i lartë i kamionëve që transportojnë mallra në të dy drejtimet, duke treguar për rritjen e aktivitetit tregtar në këtë periudhë të verës. Sipas informacioneve nga shërbimet SPK Morinë, për datën 01.07.2025 ora 08.00 deri në datën 15.07.2025 ora 08.00, janë përpunuar në hyrje të Shqipërisë, 328,143 shtetas dhe 98,347 mjete dhe në dalje të 367,235 shtetas dhe 122,471 mjete.

Numri i lartë i hyrjeve nga Shqipëria në Kosovë lidhet me disa faktorë.

Një pjesë e madhe përbëhet nga emigrantët kosovarë që kthehen në vendlindje për pushime. Një tjetër pjesë janë turistët e huaj, të cilët gjatë qëndrimit të tyre disa ditor në Shqipëri, zgjedhin të vizitojnë edhe Kosovën.

Si emigrantët kosovarë, ashtu edhe turistët e huaj, përdorin Rrugën e Kombit si korridor tranziti për të hyrë në Kosovë. Ndërsa shifra e hyrjeve në Shqipëri është vetëm e qytetarëve të Kosovës pa përfshirë ato edhe të vendeve të rajonit.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami pret në takim deputetë të Bundestagut gjerman: Folëm për nevojën urgjente të heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës
Lajme

Bajrami pret në takim deputetë të Bundestagut gjerman: Folëm për nevojën urgjente të heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës

16/07/2025 - 22:09
Von der Leyen: Ndalimi i TikTok-ut në BE nuk përjashtohet
Kryesore

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16/07/2025 - 22:04
Mehmeti kritikon Kurtin për qasjen ndaj partive opozitare: Kështu s’mund ta bëjë qeverinë
Lajme

Mehmeti kritikon Kurtin për qasjen ndaj partive opozitare: Kështu s’mund ta bëjë qeverinë

16/07/2025 - 21:51
Altin Krasniqi: Sot, babait tim po i bëhen 15 vjet në burgje, po plaket në qeli, larg vendit të tij
Lajme

I biri i Jakup Krasniqit, Altini: Gëzimet dhe hidhërimet i ndajmë me videolidhje

16/07/2025 - 21:30
“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti…
Lajme

“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti…

16/07/2025 - 21:15
Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë
Kryesore

Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë

16/07/2025 - 20:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I vendosen shiritat pompës e derivateve Kastrati, policia në vendngjarje (Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë