Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV-ja flet më në fund për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, por godet Thaçin dhe deputetët që e votuan

16/07/2025 - 15:26
në Kryesore, Lajme
A A
VV-ja flet më në fund për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, por godet Thaçin dhe deputetët që e votuan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, më në fund, për procesin në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në një komunikatë për media, VV-ja ka thënë se Specialja nuk po ofron drejtësi.

Megjithatë, në fund, ata kanë goditur Thaçin dhe të gjithë ata që e votuan, duke theksuar se duhet të kërkojnë falje.

“Sot është sërish moment reflektimi. Ata qeveritarë e deputetë që e miratuan e votuan e ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan këtë gjykatë në vitin 2015 bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ata duhet sot të kërkojnë falje, jo si akt formal, por si shenjë vetëdijeje për dëmin e madh institucional dhe moral që kjo gjykatë i ka shkaktuar vendit, kujtesës sonë kolektive dhe të ardhmes tonë. Ky do të ishte hapi i parë me të cilin duhet nisur një përbashkim për t’u mbrojtur jo vetëm juridikisht por edhe shoqërisht nga rreziku i shtrembërimit të thelbit të luftës sonë”, thuhet në reagim.

Postimi:

Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Pas pak ditësh bëhen 10 vite nga themelimi me ndryshime kushtetuese dhe ligje të veçanta të Gjykatës Speciale. Katër nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë afër 5 vite në paraburgim.

Vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes nga Gjykata Speciale është dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë, ku vija ndarëse midis çlirimit dhe agresionit zbehet qëllimshëm, ndërsa përpjekja e një populli për liri vihet nën dyshim me mjete juridike. Ky model i drejtësisë selektive nuk bën drejtësi universale, por prodhon një narrativë të rreme, që e zhvendos fajësinë nga pushtuesi te i çliruari.

Gjykata Speciale, e themeluar përtej çdo praktike të zakonshme ndërkombëtare, ka vepruar si instrument i imponuar mbi sovranitetin e Kosovës. Në vend që t’i shërbejë të drejtës, ajo i ka shërbyer paragjykimit. Madje duke hetuar dhe gjykuar padrejtësisht vetëm një palë, ajo ka përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe që është burimi real i gjenocidit dhe krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Me 29 prill dhe 15 maj 2023 Enver Dugolli si i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës i është drejtuar Prokurorit të Prokurorisë Speciale në Hagë me kërkesën për nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Ndonëse Prokurori ka kthyer përgjigje se kërkesa do të shqyrtohet ende sot nuk ka asnjë veprim të njoftuar në këtë drejtim.

Sot është sërish moment reflektimi. Ata qeveritarë e deputetë që e miratuan e votuan e ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan këtë gjykatë në vitin 2015 bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ata duhet sot të kërkojnë falje, jo si akt formal, por si shenjë vetëdijeje për dëmin e madh institucional dhe moral që kjo gjykatë i ka shkaktuar vendit, kujtesës sonë kolektive dhe të ardhmes tonë. Ky do të ishte hapi i parë me të cilin duhet nisur një përbashkim për t’u mbrojtur jo vetëm juridikisht por edhe shoqërisht nga rreziku i shtrembërimit të thelbit të luftës sonë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë dhe mbetet e qartë: e mbrojmë luftën çlirimtare si themel të shtetit tonë dhe e kundërshtojmë çdo përpjekje për ta relativizuar të drejtën tonë historike për çlirim. Drejtësia nuk mund të jetë mjet për të rishkruar historinë, as për ta heshtur të vërtetën.

16 korrik 2025

Lëvizja VETËVENDOSJE!

JU REKOMANDOJMË

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna
05/07/2026 - 16:27

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë vendosur të mbajnë nesër një protestë para Ministrisë së Bujqësisë. Ata thonë se protesta është “e pashmangshme” pas mbylljes së përkohshme të fabrikës...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë
05/07/2026 - 15:59

Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e...

Më shumëDetails

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!
05/07/2026 - 15:53

Një zjarr ka përfshirë fshatin Ballancë në Komunën e Vitisë, ku janë djegur sipërfaqe me bar të thatë. Në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe...

Më shumëDetails

Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
05/07/2026 - 15:22

Paneli i gjykatësve të Hagës tashmë ka caktuar mëngjesin e 16 shtatorit të këtij viti për t’ua kumtuar vendimin e shkallës së parë katër ish- krerëve të UÇK’së,...

Më shumëDetails

Vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë, nga e enjtja asnjë gjurmë

Vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë, nga e enjtja asnjë gjurmë
05/07/2026 - 15:12

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi, i cili është zhdukur që nga e enjtja e kësaj jave në Prishtinë. Nga Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim...

Më shumëDetails

Nis pas pak protesta në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së, ky është lokacioni

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 15:03

Sot (e diell), në qytetin e Zarës në Kroaci do të mbahet një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Protestuesit tanimë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë