Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një javë nga rasti i Agon Zejnullahut, Hoxha mbledh në takim drejtorët rajonalë të Policisë e komandantët e stacioneve

16/07/2025 - 17:59
në Kryesore, Lajme
A A
Një javë nga rasti i Agon Zejnullahut, Hoxha mbledh në takim drejtorët rajonalë të Policisë e komandantët e stacioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka mbledhur sot në takim drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore dhe komandantët e stacioneve policore. Takimi vjen një javë pas rastit në Lipjan, ku një 27-vjeçar, Agon Zejnullahu, vdiq në rrethana të dyshimta gjatë arrestimit, rast për të cilin ndodhen në paraburgim pesë zyrtarë policorë nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë takim janë prezantuar rezultatet e raportit gjashtëmujor, por janë diskutuar edhe çështjet që ndërlidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën dhe rritjen e mëtejmë të profesionalizmit policor.

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, nga drejtorët rajonal, komandantët e stacioneve, ka kërkuar që të zbatohen në përpikëri, me profesionalizëm dhe integritet të gjitha procedurat e parapara ligjore, udhëzimet dhe rregulloret policore, si dhe synimet, detyrat dhe objektivat strategjike policore” thuhet në njoftim.

Ai ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më proaktive me komunitetin; rritjen e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirëfilltë me qytetarët; rritjen e performancës, integritetit, mbikëqyrjes më efikase dhe disiplinës në punë nga eprorët; parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale dhe luftën kundër korrupsionit; uljen e shkallës së krimit të të gjitha formave; ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim dhe ruajtjen e rendit kushtetues.

Ndryshe, Policia e Kosovës është përballur me kritika javët e fundit shkaku i disa rasteve që kanë ndodhur. Më i fundit është rasti në Lipjan, ku një 27-vjeçar vdiq gjatë arrestimit. Për rastin janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim pesë policë nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

Një rast tjetër ka ndodhur në Klinë, ku zyrtarët policorë shihen në disa pamje duke e rrahur një qytetar në oborrin e shtëpisë, ndonëse i kishte prangat në duar. Tjetri rast ishte në Suharekë, ku ndodhi një vetëvrasje brenda stacionit.

Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, në Inspektoratin Policor u dorëzuan qindra ankesa për shkelje disiplinore. Vitin e kaluar, numri i tyre arriti në 1 mijë e 338.

Shumë prej këtyre rasteve kanë të bëjnë me vepra penale si kanosje, lëndim trupor apo sulm fizik.

Policët e përfshirë zakonisht suspendohen, ndonjëherë arrestohen ose transferohen në pozita tjera brenda institucionit.

Javën e kaluar ka pasur disa shkarkime, saktësisht janë shkarkuar komandantët e stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë. Ndërkohë, ai i Stacionit në Lipjan ka dhënë dorëheqje morale.

Sipas Policisë, kapiten Faik Jahmurataj është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Pejë, ndërsa kapiten Enis Lluka do të udhëheqë Stacionin Policor në Klinë.

Kapiten Afrim Sylaj, i cili më parë ka shërbyer në Stacionin Policor në Suharekë, është transferuar në Qendrën Rajonale Operative të Drejtorisë Rajonale në Prizren.

JU REKOMANDOJMË

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët
05/07/2026 - 17:58

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët – Por, Qeveria e Kosovës, dy vjet më parë, madje e...

Më shumëDetails

Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit

Macron, Izraelit: Duhet ta ndalni vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza
05/07/2026 - 17:14

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Siri, ku do të diskutojë me autoritetet siriane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje me interes...

Më shumëDetails

Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?
05/07/2026 - 17:02

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaiu, disa javë pas aksidentit të rëndë që pësoi, ka filluar ta marrë veten.Madje, ai ka postuar në rrjetet sociale veten duke dalë për...

Më shumëDetails

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna
05/07/2026 - 16:27

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë vendosur të mbajnë nesër një protestë para Ministrisë së Bujqësisë. Ata thonë se protesta është “e pashmangshme” pas mbylljes së përkohshme të fabrikës...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë
05/07/2026 - 15:59

Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e...

Më shumëDetails

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!
05/07/2026 - 15:53

Një zjarr ka përfshirë fshatin Ballancë në Komunën e Vitisë, ku janë djegur sipërfaqe me bar të thatë. Në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë