Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që të tregojë se kush, sipas tij, ishin deputetët e saj që financuan raportet shpifëse kundër UÇK-së, e të cilat thotë se shërbyen si bazë për themelimin e Gjykatës Speciale, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu po ashtu i kërkoi VV-së të përgjigjet se “sa është numri i zyrtarëve dhe anëtarëve të LVV-së që dëshmuan në Hagë”, kundër udhëheqësve të UÇK-së.
“Pse Albin Kurti asnjëherë nuk i vizitoi të akuzuarit në Hagë, përfshirë as ish-shefin e grupit parlamentar të partisë së tij? A ka qenë Kurti në dijeni, apo ka shtyrë vetë njerëzit e tij të punojnë kundër UÇK-së, duke bashkëpunuar me organizata të huaja që përpiluan raportet kundër çlirimtarëve tanë?”, ka thënë Haxhiu.
Postimi i plotë:
E VËRTETA QË NUK MUND TË FSHEHET!
Le të përgjigjet Vetëvendosje para popullit të Kosovës:
Kush ishin deputetët e saj që financuan raportet shpifëse kundër UÇK-së, që shërbyen si bazë për themelimin e Gjykatës Speciale?
Sa është numri i zyrtarëve dhe anëtarëve të LVV-së që dëshmuan në Hagë kundër udhëheqësve të UÇK-së?
Pse Albin Kurti asnjëherë nuk i vizitoi të akuzuarit në Hagë, përfshirë as ish-shefin e grupit parlamentar të partisë së tij?
A ka qenë Kurti në dijeni, apo ka shtyrë vetë njerëzit e tij të punojnë kundër UÇK-së, duke bashkëpunuar me organizata të huaja që përpiluan raportet kundër çlirimtarëve tanë?
Çfarë qëllimi kishte takimi i Albin Kurtit më 17 janar 2004, me vëllezërit Boban e Golub Donqiq në Binqë, njëri shef i BIA-s e tjetri kapiten e ushtrisë serbe?
Në vitin 2015, gjahu i përbashkët i VV-së me Serbinë kundër komandantëve të luftës e vuri Kosovën para dy rrugëve të dhimbshme:
Themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, ose nga OKB-ja, me gjykatës rusë, kinezë e të tjerë.
Kjo është e vërteta: Albin Kurti dhe Vetëvendosje asnjëherë nuk kanë qenë kundër Gjykatës Speciale, përkundrazi, kanë bërë gjithçka që ajo të mos themelohet nga Kosova, por nga OKB-ja, për ta zhvlerësuar përfundimisht luftën e lavdishme të UÇK-së!
Përveç Serbisë dhe qarqeve antishqiptare, të vetmit që iu gëzuan arrestimeve të krerëve të UÇK-së ishin përkrahësit e Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes.
Ky fakt është i dokumentuar publikisht në qindra postime dhe komente në rrjetet sociale, ku shpifjet, urrejtja dhe fyerjet ndaj çlirimtarëve tanë janë bërë “ideologji” politike e LVV-së.
Në vend të solidaritetit kombëtar, zgjodhën baltosjen.
Në vend të mbështetjes ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë, zgjodhën linçimin.
Në vend të të vërtetës, zgjodhën propagandën dhe bashkëpunimin me ata që gjithmonë e kanë urryer Kosovën e lirë.
Ata që bashkpunuan me djallin kunder UÇK-së duhet te ndiqen penalisht, ka shumë te tillë ne LVV.
Mjaft më me hipokrizi!
Liria nuk matet me vota, por me gjak, sakrificë dhe nder.
Dhe ata që sot janë në Hagë, janë atje për lirinë që ne sot e gëzojmë!
#LiriaKaEmra
#UÇK