Një operacion kundër spiunazhit po zhvillohet me urdhër të Prokurorisë Speciale, tha sot Prokuroria në një njoftim për media.
Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sipas komunikatës së Prokurorisë.
Prokuroria nuk e ka treguar lokacionin e operacionit.
“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, tha Prokuroria, raporton Paparaci.
Sipas komuniaktës, Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.