Një epror i lartë i Policisë së Kosovës ka rënë sot në pranga tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”.
Veriu.info merr vesh se zyrtari i lartë policor i arrestuar është Bojan Jevtić.
Eprori i lartë me gradë në Policinë e Kosovës, që kishte qasje në informacion të rëndësishëm e sekrete shtetërore, por kishte edhe zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës, është arrestuar nga njësitet speciale mëngjesin e sotëm, raporton Veriu.info.
Arrestimi i tij u krye në operacionin e përbashkët mes Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Inspektoratit Policor që po punonin nën urdhëresat e Prokurorisë Speciale.