Ka filluar seanca e 48-të konstituive e Kuvendit të Kosovës. Si rrallëherë, në këtë seancë mungon deputeti i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai është parë dje në një takim në Greqi, çka duket të jetë arsyeja e mungesës së tij në seancën e sotme.
Ndërkohë, zhvillimet në Kuvend po vazhdojnë. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, nuk po u lejon deputetëve të opozitës të marrin fjalën, përveç për propozimin e një kandidati për komisionin që do të mbikëqyrë votimin e fshehtë.