Sonte kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk do të ballafaqohet me Daniel Dubois.
Pak orë para kësaj lufte, në rrjetet sociale është shfaqur një foto e boksierit ukrainas.
Ai po qëndron në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Wembley”. Nuk po mendon shumë për boksin, është duke lexuar një libër fetar dhe ka afër vetës flamurin ukrainas.
Kujtojmë që meçi mes Dubois dhe Usykut pritet të zhvillohet rreth orës 23:00 në stadiumin “Wembley” në Londër.