Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

23/07/2025 - 15:41
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka gjetur se qumështores ‘Bylmeti’ që është pjesë e kompanisë ‘Bylmeti – KS’ Sh.P.K. i janë asgjësuar mbi 100 prudukte ‘Schmand’ për shkak se kanë qenë johigjienik në kriterin ‘Escherichia coli’

Veriu.info ka siguruar procesverbale e raporte testimi të AUVK për inspektimin e bërë në qumështoren ‘Bylmeti’, ku ka gjetur 123 copë Schmand 400 gr. që kanë rezultuar të pakënaqshëm në apektin e higjienës.

Më këtë rast inspektorët e AUV kanë urdhëruar asgjësimin e kësaj sasie të produktit Schmand 400 gr., ku Veriu.info ka siguruar fotografitë e procesit të asgjësimit.

Në procesverbalin e inspektorëve veterinar të AUV të datës 08.02.2024 thuhet: “Pas njoftimit nga ana e kompanisë ‘Bylmeti’ përmes postës elektronike, kemi dalë në qumështoren e lartcekur ku kemi bërë asgjësimin e produktit Schmand 400 gr në sasi prej 123 copë x 400 gr. Asgjësimi i produktit është bërë në kontejnerët e kompanisë ‘Bylmeti’, dhe arsyeja e asgjësimit ishte se ky produkt ka rezultuar i pakënaqshëm në kriterin e higjienës – Escherichia Coli.”

Veriu.info ka kontaktuar më kompaninë ‘Bylmeti – KS’ Sh.P.K. nga e cila ka kërkuar përgjigje për këtë problem të gjetjes së produkteve që nuk janë higjienike për përdorim.

“Bylmeti ka vepruar me përgjegjësi të plotë, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke respektuar të gjitha protokollet dhe udhëzimet zyrtare. Sasia e produktit “Schmand 400g” që nuk i ka përmbushur kriteret mikrobiologjike nuk ka dalë në treg për konsum, por është asgjësuar menjëherë në prani të inspektorëve të AUV, sipas procedurave standarde”, ka thënë për Veriu.info pronari i ‘Bylmeti – KS’ Sh.P.K., Afrim Berisha.

Gjatë përgjigjes se pse ka ardhur deri të kjo situatë dhe se a janë ndërmarrë masa për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, Berisha deklaruar: “Pas analizimit të rastit, është konstatuar se problemi ka qenë teknik, si pasojë e një defekti të përkohshëm në makinerinë paketuese, që ka rezultuar në mbyllje jo të plotë të disa pakove. Ky është një rast i rrallë që mund të ndodhë në çdo linjë prodhimi ushqimor. Dhe mund ta vëreni se sasia me defekt ka qenë shumë e vogël, gjë që flet për kontroll të mirë të procesit. Po, menjëherë pas identifikimit të shkakut, pajisja është servisuar dhe problemi është eliminuar plotësisht. Gjithashtu janë intensifikuar kontrollet teknike në linjën e paketimit për të shmangur përsëritje të tilla në të ardhmen. Kjo konfirmohet edhe me rezultatet e laboratorit LUV, të cilat tregojnë se produkti është brenda kritereve të lejuara për tregtim dhe konsum.”

Ndryshe, kompania ‘Bylmeti – KS’ Sh.P.K. pjesë e së cilës është qumështorja ‘Bylmeti’ është në pronësi të Imer Berisha dhe Afrim Berisha./Veriu.info

Më poshtë gjeni dokumentet e AUV të siguruara nga Veriu.info për këtë asgjësim produkti në qumështoren ‘Bylmeti’:

JU REKOMANDOJMË

Nis marshimi i protestuesve: Do rrethojmë Kryeministrinë. Afat Ramës dhe thirrje Berishës për dorëheqje, bashkohet ish-deputetja e PS

Nis marshimi i protestuesve: Do rrethojmë Kryeministrinë. Afat Ramës dhe thirrje Berishës për dorëheqje, bashkohet ish-deputetja e PS
20/06/2026 - 22:58

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar...

Më shumëDetails

Maliqi: Propozimi i Kurtit për gazifikimin e linjitit është improvizim dhe pretekst për të shmangur kërkesën konkrete amerikane

Maliqi: Propozimi i Kurtit për gazifikimin e linjitit është improvizim dhe pretekst për të shmangur kërkesën konkrete amerikane
20/06/2026 - 22:31

Analisti politik, Agon Maliqi, ka deklaruar se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po përdor një aftësi devijuese për t’iu ikur debateve të vërteta me “alternativa të paqena” dhe...

Më shumëDetails

Donald Trump: Nuk ka taksa në Ngushticën e Hormuzit, as tani dhe as pas një periudhe 60-ditore

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
20/06/2026 - 22:22

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi se nuk do të ketë tarifa për kalimin e anijeve në Ngushtica e Hormuzit, as gjatë periudhës 60-ditore të armëpushimit dhe as...

Më shumëDetails

Diaspora shqiptare i bashkohet protestës në Shqipëri, “ultimatum” për Ramën

Diaspora shqiptare i bashkohet protestës në Shqipëri, “ultimatum” për Ramën
20/06/2026 - 22:05

Protesta e 21-të qytetare në Tiranë është zhvilluar këtë të shtunë me pjesëmarrjen e shqiptarëve të ardhur nga diaspora, duke i dhënë tubimit karakterin e një proteste mbarëkombëtare....

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë në Tiranë: Sonte do ta gdhijmë këtu!

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë në Tiranë: Sonte do ta gdhijmë këtu!
20/06/2026 - 21:46

Aktivisti Arben Kola njoftoi se marshimi sot do të zhvillohet rreth Kryeministrisë. “Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë