Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vedat Muriqi zbulon se sa do të paguhet me kontratën e re te Mallorca

25/07/2025 - 21:15
në Sport
A A
Vedat Muriqi zbulon se sa do të paguhet me kontratën e re te Mallorca
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vedat Muriqi ka zgjatur kontratën me klubin e Mallorcas deri në vitin 2029, duke konfirmuar përkushtimin e tij afatgjatë ndaj klubit nga Ishujt Balearik.

Sulmuesi kosovar mbërriti në Mallorca në janar të vitit 2022 si huazim, ku me 5 gola dhe 3 asistime ndihmoi skuadrën të sigurojë mbijetesën në La Liga. Pas suksesit në atë gjysmë-sezoni, klubi vendosi ta blejë përfundimisht gjatë verës së po atij viti.

Me 118 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Mallorcas, Muriqi është shndërruar në një figurë kyçe për klubin.

Në një intervistë për ‘El Larguero’, ai rrëfeu se gjatë huazimit nuk e kishte marrë familjen me vete në ishull pasi mendohej se do të qëndronte vetëm për gjashtë muaj.

Megjithatë, paraqitjet e shkëlqyera ndryshuan gjithçka. “Zoti deshi që të qëndroja këtu,” tha ai, duke shtuar se një transferim te Club Brugge u anulua pas një dështimi në testet mjekësore – diçka që, sipas tij, ishte “momenti më i mirë i jetës dhe vendimi më i mirë”.

“Kur je vetëm, vendimet janë më të lehta,” – komentoi Muriqi duke e krahasuar me vendimet që duhet të merren kur ke një familje. “I thosha vajzës sime nëse dëshironte të largohej nga Mallorca, dhe ajo gjithmonë më përgjigjej ‘jo’,” tregon ai për dashurinë që familja e tij ka për jetën në ishull.

Muriqi pranoi se ka marrë oferta të mëdha, përfshirë edhe nga ligat arabe me pagë shumë më të lartë sesa ajo që i ofronte Mallorca. Megjithatë, ai vendosi të qëndrojë:

“Po, mendoj për paratë. Por ndonjëherë është më mirë të fitosh më pak dhe të jesh i lumtur, sesa të fitosh shumë e të mos jesh mirë shpirtërisht.”

Me rinovimin, ai do të vazhdojë të marrë të njëjtën pagë si më parë, por për një periudhë më të gjatë.

“Ajo që njerëzit duan të dinë është se me rinovimin, do të fitoj njësoj si më parë, por për më gjatë,” sqaroi ai.

Sipas “AiScore”, ai në kontratën e kaluar është paguar 4 milionë euro në vit.

Ai foli edhe për dëmtimet që e kanë shoqëruar, duke përmendur një lëndim serioz në pulpë si më të rëndin deri tani. “Jam ndryshe tani. Po përgatitem mirë dhe po punoj fort që të shmang dëmtimet dhe të kem një sezon të mirë,” u shpreh Muriqi, që synon të tejkalojë 15 golat e sezonit 2022/2023.

Në fund, ai komentoi edhe sfidën hapëse të sezonit kundër Barcelonës, duke thënë:

“Është gjithmonë mirë të nisësh ndaj një ekipi të madh.”

Ndërsa për shokun e ri të skuadrës, Pablo Torre, tha:

“Është lojtar me shumë cilësi, por ka nevojë për kohë që të na njohë dhe të përshtatet.”

Muriqi vazhdon të jetë jo vetëm lider në fushë, por edhe figurë e dashur për tifozët e Mallorcas – një simbol i qëndrueshmërisë dhe përkushtimit.

JU REKOMANDOJMË

Interesimi i Real Madridit për Saliban, Arsenali nuk shqetësohet
Sport

Interesimi i Real Madridit për Saliban, Arsenali nuk shqetësohet

26/07/2025 - 18:03
Pas ardhjes së Rashford, Barcelona nuk planifikon më nënshkrime këtë verë
Sport

Pas ardhjes së Rashford, Barcelona nuk planifikon më nënshkrime këtë verë

26/07/2025 - 09:59
Interi interesohet për talentin e madh të Barcelonës
Sport

E njoftuan anulimin e miqësores, Barcelona do të udhëtojë në Japoni

24/07/2025 - 16:24
Trajneri i Serbisë flet për Xhakën: Është një lojtar i madh
Sport

Në dyshim të madh transferimi i Xhakës te Sunderland, mediumi gjerman sjell detaje

24/07/2025 - 16:23
RB Leipzig i jep dritën jeshile transferimit të Xavi Simons te Chelsea
Sport

RB Leipzig i jep dritën jeshile transferimit të Xavi Simons te Chelsea

24/07/2025 - 15:38
Laura Fazliu, në gjysmëfinale të Lojërave Universitare Botërore
Sport

Laura Fazliu, në gjysmëfinale të Lojërave Universitare Botërore

24/07/2025 - 14:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas dasmës, Teuta Rugova merr një vendim drastik

    Pas dasmës, Teuta Rugova merr një vendim drastik

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • VIDEO/Dy mërgimtarë terr0rizojnë familjen në mes të rrugës – fillimisht e rrezikojnë me veturë, më pas dalin dhe e kërcënojnë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Befason Daut Haradinaj, del me thirrje publike për Krasniqin e Abdixhikun

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Përplasja mes familjarëve përfundon me zjarrvënie në Pejë – dëmi rreth 50 mijë euro

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ‘Sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti 3’

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë