Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka komentuar për afatin kalimtar të verës dhe ka treguar nëse pritet ndonjë transferim tjetër pas ardhjes së Marcus Rashford.
Pas disa javësh spekulimesh, Barcelona finalizoi huazimin e yllit anglez nga Manchester United, Marcus Rashford, i cili tashmë është prezantuar si pjesë e ekipit katalanas.
Megjithatë, gjatë gjithë verës janë përfolur mundësi të tjera për përforcime, sidomos në krahun e djathtë të mbrojtjes. Por, Laporta ka sqaruar se klubi nuk planifikon lëvizje të reja në këtë afat.
“Në parim, nuk do të ketë më nënshkrime këtë verë”, tha presidenti i Barcelonës për Mundo Deportivo.
“Ne kemi një skuadër të mirë dhe trajneri dëshiron ta forcojë ekipin e parë me lojtarë nga rezervat, kështu që në këtë pikë nuk presim ndonjë marrëveshje të re”, tha tutje ai.