Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Profil | E kaluara kriminale e biznesmenit Paçarizi që u dërgua sot në paraburgim

01/08/2025 - 21:37
në Lajme
A A
Profil | E kaluara kriminale e biznesmenit Paçarizi që u dërgua sot në paraburgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Granit Paçarizi është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. I njëjti dyshohet se ka sulmuar Drejtorinë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit. Ndaj tij Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar një muaj paraburgim, siç merr vesh Insajderi kjo kërkesë është aprovuar.

Paçarizit i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

Ai është një nga njerëzit më të afërt të Totajt, i cili e ka mbështetur fuqimisht atë gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Kush është Granit Paçarizi dhe lidhja me Shaqir Totajn?

Granit Paçarizi, është biznesmen nga Prizreni.

Paçarizi është një nga njerëzit më të afërt të Totajt, i cili e ka mbështetur fuqimisht atë gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

I njëjti është edhe emër i njohur për organet e rendit.

“Ka me të vra para Komune, nuk ke me gëzu pensionin”, si i kishte kërcënuar biznesmeni zyrtarët komunal?

Biznesmeni prizrenas Granit Paqarizi ishte arrestuar më 5 prill 2022, pasi dyshohej se kishte kanosur personat zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit.

Paqarizi sic ka raportuar Insajderi, i ka thënë drejtorit të Shërbimeve Publike, Çelë Lamajt dhe stafit të tij, se “nuk guxojnë ta ndërpresin kontratën e projektit: Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, kontratë kjo që ishte fituar nga miqtë e biznesmenit prizrenas, shkruan Gazeta Insajderi.

Përfshirje e mëparshme në raste të dhunshme

Në vitin 2013, Paqarizi ishte përfshirë në një përleshje me armë zjarri, ku ishin plagosur disa persona. Ai ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe shpallur fajtor. Më pas, prokuroria e kishte rihapur rastin duke e akuzuar për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Për këtë vepër, Paqarizi ishte dënuar me 2 vite e gjysmë burgim dhe dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Rasti i sulmit fizik për një kontest pronësor

Më 7 maj 2022, Paqarizi u përfshi në një tjetër incident në rrugën “Sheh Kadrija” në Prizren, ku kishte sulmuar fizikisht 65-vjeçarin Agim Kastrati për një mosmarrëveshje pronësore. Ai fillimisht e kishte kërcënuar viktimën dhe më pas e kishte goditur me duar, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Afera e rëndë e gushtit 2024 – dyshohet për dhunim

Më 21 gusht 2024, 38-vjeçari dyshohej për një rast dhunimi në një motel në Fushë Kosovë. Një vajzë 21-vjeçare kishte raportuar në Polici se ishte viktimë e dhunës seksuale, duke pretenduar se Paqarizi, pa pëlqimin e saj, kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Rasti kishte ndodhur në motelin “Diamonds”. Sipas burimeve të Sinjalit, biznesmeni e kishte mashtruar vajzën duke i thënë se gjithçka ishte masazh. Pas raportimit, Policia kishte nisur kërkimet dhe e kishte intervistuar Paqarizin si të dyshuar. Pas procedurave, ai ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi”.

JU REKOMANDOJMË

Serbia pret firmosjen e marrëveshjes për avionë luftarakë gjatë vizitës së Macronit
Lajme

Macron bisedon me Vuçiqin: Folëm në detaje për situatën në rajon, dënojmë çdo veprim të njënashëm që e rrezikon dialogun Kosovë-Serbi

03/08/2025 - 15:26
Humb një 8-vjeçare në Prishtinë, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj
Lajme

Humb një 8-vjeçare në Prishtinë, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

03/08/2025 - 15:10
Sot temperaturat deri në 40 gradë Celsius
Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

03/08/2025 - 15:00
Djali e godet 7 herë me thikë nënën në Dibër, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës
Lajme

Djali e godet 7 herë me thikë nënën në Dibër, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës

03/08/2025 - 14:31
Sorensen duart e lidhura në dialog, donte takim Kurti-Vuçiq, tash po i “menaxhon” arrestimet që i kryen palët
Kryesore

Sorensen duart e lidhura në dialog, donte takim Kurti-Vuçiq, tash po i “menaxhon” arrestimet që i kryen palët

03/08/2025 - 14:13
Fluks i madh në Morinë, 69 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri
Lajme

Fluks i madh në Morinë, 69 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri

03/08/2025 - 13:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Fermerët ankohen për vonesën në subvencione, Ministria e Bujqësisë jep detaje

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Trumpit për lëvizjen e nëndetëseve e ka vënë Rusinë në qetësi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Xhaka me shiritin e kapitenit në krah, por debutimi i tij me Sunderland vjen me humbje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë