Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video me fermerin Tafë Çela, të cilin e ka prezantuar si ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të UÇK’së.
Haradinaj me anë të një video e ka përgëzuar Çelën për nxjerrjen e këtij dokumenti, në të cilin tregohej se vajza e deputetes së LVV’së, Adriana Matoshit ishte kapur me drogë, shkruan Insajderi.
“Jom me Tafën qitu, ish-pjesëtarin e njësisë speciale të UÇK-së dhe invalidin e luftës, njeri prej njerëzve që e nxjerri në publik një të vërtetë për konsumimin e kokainës te fëmijëve të VV-së”, deklaroi Haradinaj.
“Kështu që, shumë mirë që ke bë Tafë që ke qitë. Tafa është pjesëtar i Njësisë Speciale, është invalid në luftë, njërin prej veshkave e ka të humbur në luftë edhe është djali i bacit Gani. Faleminderit Tafë”, ka thënë ai.
Në fund, mesazhi i Haradinajt ka qenë: “Mos merrni drogë”.











