Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

10 të vërtetat që i mësoni kur drejtoni një biznes

14/08/2025 - 12:04
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
10 të vërtetat që i mësoni kur drejtoni një biznes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Nisja e një biznesi është e vlefshme për atë që ju mëson për jetën dhe veten tuaj.

Kur jemi në shkollë, gjithçka duket e rëndësishme. Shumica prej nesh punojmë për të fituar një diplomë, dhe bëjmë çdo përpjekje për të hyrë në botën ‘’e vërtetë’’ që më në fund të bëhemi të suksesshëm, të lumtur dhe të lirë financiarisht. Por sapo të diplomojmë dhe të hyjmë në botën punëtore, ne e kuptojmë se gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Pasi kalova pothuajse një dekadë në botën e korporatës, duke punuar në agjenci reklamash në të gjithë botën, fillova të mërzitesha. Ndjehesha sikur puna po më ngulfaste.

Kur doktori im më diagnostifikoi me depresion, e pashë si një paralajmërim. I lashë të gjitha prapa për të ndjekur zemrën time, të nisja biznesin tim dhe të bëhesha shefja e vetes. Pasi drejtova kompaninë time të suksesshme për pothuajse një dekadë, unë tani mund të reflektoj në disa mësime madhore të mësuara.

Njerëzit të cilët i admironi nuk i kanë kuptuar të gjitha, dhe kjo është në rregull

Ne shpesh mendojmë se kur të diplomojmë ose të nisim kompaninë tonë dhe të fitojmë para duke bërë atë që duam, ne do të kemi qartësi dhe fokus të menjëhershëm. Ne shohim të tjerët të cilët duken sikur i kanë kuptuar të gjitha. Ata duken të suksesshëm, kanë postime të përsosura në media sociale, por në botën e vërtetë, ne ende po i kuptojmë gjërat. Në të 20-tat, 30-tat, 40-tat, 50-tat madje edhe të 60-tat tuaja, gjërat ende zhvillohen dhe bien në vendin e tyre. Jeta është një evolucion i ndryshimeve: ju mund të ndryshoni veten dhe mendjen tuaj në çdo kohë, dhe kjo është në rregull. Të mësuarit se kush jeni është një rrugëtim gjatë gjithë jetës dhe një aventurë radikale.

Sa më të vjetër që bëheni, aq më e vështirë është të ndryshoni një shprehi

Kur jemi të rinj, ne nuk iu kushtojmë vëmendje shprehive tona dhe ndryshojmë shpejtë kur të dëshirojmë. Përderisa kalojnë vitet, truri juaj mësohet me shprehitë dhe është më e vështirë t’i ndyrshoni ato. Ju vendoseni në mënyrat tuaja. Bëhuni të sinqertë me veten. Nëse ka ndonjë shprehi të cilën dëshironi t’a ndryshoni, nuk është kurrë vonë, por tregohuni të durueshëm me veten për shkak se ndryshimet janë më të vështira kur bëheni më të vjetër.

Lidhjet tuaja të prishura qëndrojnë me ju gjatë gjithë jetës

Kur punoni për veten, ju e kuptoni se sa të rëndësishme janë të gjitha marrëdhëniet. Lidhjet e prishura do të qëndrojnë me ju përgjithmonë, dhe ju shpejtë mësoni se falja është mjeti më i rëndësishëm i suksesit. Kë mund t’a falni sot?

Besimet tuaja janë aq të rëndësishme sa sjelljet tuaja

Besimet dhe vlerat tuaja janë të rëndësishme për ju, por si veproni dhe flisni me të tjerët për atë që besoni është më e rëndësishme se vetë besimi. Trajtoni të tjerët me mirësi dhe respekt pavarësisht sa ndryshe janë pikëpamjet e tyre. Kontrasti mund të sjellë qartësi.

Sa më shumë që besoni në vete, aq më pak keni nevojë që të tjerët të ju besojnë

Ju nuk keni nevojë të mbështeteni tek të tjerët. Kur keni një ëndërr ose një qëllim, gjëja më e rëndësishme është të besoni në vete. Njerëzit do ju thonë se nuk mund të bëhet, por kur ju lidheni me ëndërrat tuaja, bëheni të pandalshëm.

Pothuajse gjithçka është e thjeshtë, por pothuajse asgjë nuk është e lehtë

Përderisa filloni të rrisni biznesin tuaj, ju filloni të mësoni se gjithçka është e thjeshtë. Ju kuptoni se nuk keni nevojë të punoni dhe të brengoseni shumë, dhe se gjërat biejnë në vendin e tyre. Mirëpo, mësimi i kësaj dhe pranimi i të vërtetës nuk është asnjëherë i lehtë.

Njerëzit dhe situatat në të kaluarën tuaj nuk ishin asnjëherë të rastësishme

Ju shpejt mësoni se gjithçka është e lidhur. Në vend se të shikoni jetën tuaj si një përvojë të rastit, filloni të shihni se jeta nuk po ju ndodh juve por po ndodh për ju.

Nganjëherë atë që nuk e fitoni është bekimi më i madh

Gjithçka është pjesë e një plani më të madh. Ju shpejtë mësoni se refuzimi është mbrojtje.

Gjithçka funksionon ashtu siç duhet

Sapo të hyni në ritmin e drejtimit të kompanisë tuaj, ju mund të kuptoni se ju gjithmonë po ndryshoni, po rriteni dhe po bëheni ai që dëshironi të jeni. Shumë prej nesh shpesh stresohemi për gjërat të cilat janë jashtë kontrollit tonë. Përderisa vendoseni, ju mësoni se gjërat për të cilat jeni brengosur gjithmonë kanë funksionuar mirë. Në jetë, gjërat gjithmonë dalin ashtu siç duhet, pra nuk keni nevojë të brengoseni.

Besoni vetes shumë më shpejt

Të mësuarit ti besoni vetes është diçka e cila do ju ndihmojë të ndiheni më të lirë. Ndaloni së luftuari me veten dhe besoni instiktit tuaj. Besoni zemrës, ajo e di se çfarë duhet të kuptojë ende koka juaj. (Shannon Kaiser/Entrepreuner)

JU REKOMANDOJMË

Video/ U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej

Video/ U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej
19/09/2026 - 18:47

Një burrë në Brazil është filmuar duke u rrëzuar nga dritarja e një apartamenti, teksa tentonte të largohej nga ndërtesa në rrethana të pazakonta. Sipas raportimeve të mediave...

Më shumëDetails

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së
19/09/2026 - 18:20

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBI National Academy), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Më shumëDetails

Nëna e Elon Musk habit me deklaratën, zbulon se fle në garazhin e të birit: Është luks

Nëna e Elon Musk habit me deklaratën, zbulon se fle në garazhin e të birit: Është luks
19/09/2026 - 11:38

Nëna 78-vjeçare e miliarderit Elon Musk, Maye Musk, ka zbuluar se nuk e ka pasur kurrë problem që të jetojë në kushte të thjeshta, pavarësisht pasurisë dhe famës...

Më shumëDetails

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)
19/09/2026 - 10:58

Vendimi i Hagës ndaj katërshes së UÇK-së mori jehonë anëkend botës. Një reagim për vendimin ka pasur edhe nga një i ri nga Indonezia, i cili studion dhe...

Më shumëDetails

Vëllai i princeshës Diana: Mbreti Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar natën e vdekjes së saj

Vëllai i princeshës Diana: Mbreti Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar natën e vdekjes së saj
19/09/2026 - 08:09

Charles Spencer, vëllai i princeshës Diana, ka bërë pretendime të reja për bisedat që zhvilloi me mbretin Charles pas vdekjes tragjike të motrës së tij në vitin 1997....

Më shumëDetails

Vakia në Greqi: Lind bebja nga embrioni i ngrirë për 22 vjet (VIDEO)

Vakia në Greqi: Lind bebja nga embrioni i ngrirë për 22 vjet (VIDEO)
13/09/2026 - 11:49

Pas momentit më të errët, çifti arriti të hapte një kapitull të ri me foshnjën që këtë javë u lindi. Për ta bërë këtë, është dashur të përdorej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë