Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ hedh shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

04/09/2025 - 11:34
në Lajme
A A
KQZ hedh shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e 93 subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi Kreshnik Radoniqi tha se kjo shënon hyrjen në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor, i cili po zhvillohet në mënyrë transparente dhe të barabartë për të gjitha subjektet.

“Kjo ngjarje ka simbolikën e vet sepse tregon që kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor që kemi filluar që nga mesi i muajit qershor. Procedura e shortit është transparente dhe është e barabartë për të gjitha partitë politike. Në këtë drejtim KQZ ka detyrë të sigurojë që proceset zgjedhore të jenë të lira, të drejta dhe transparente, të mbështetura me Kushtetutë dhe standardet më të mira ndërkombëtare. Shpreh përkushtimin e plotë për angazhimin tonë që të përmbushim këto objektiva, në mënyrë që qytetarët të shprehin vullnetin dhe që zgjedhjet të gëzojnë besimin e plotë. KQZ është angazhuar intensivisht për zgjedhjet dhe po realizohen të gjitha planet sipas planit. Pas hedhjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin për përmbajtjen e fletëvotimeve për të mundësuar nga 17 shtatori fillimin e votimit me postë me mbi 46 mijë persona jashtë Kosovës. Aktiviteti i sotëm i hap rrugën 93 subjekteve politike që nga 13 shtatori të fillojnë fushatën e tyre”, tha ai.

Për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandiatë për Kryetarë të Komunave dhe 5,420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

JU REKOMANDOJMË

Ish kryeinspektori i AKI-së me akuza ‘të rënda’ ndaj Gervallës
Kryesore

Burim Ramadani: S’ka Qeveri të re në 2025, bllokada po çon Kosovën drejt kolapsit institucional

07/09/2025 - 18:20
Haradinaj ngushëllon familjen që humbi familjarët si pasojë e vërshimeve në Pejë
Kryesore

Haradinaj sulmon Kurtin: Hajni bërtet kapeni hajnin, Kushtetuesja të vendosë pasojat për shkelësit

07/09/2025 - 18:09
Deliu-Kodra: Përveç Nagip Krasniqi, të hetohet edhe Martin Berishaj si “tregtar i energjisë” duke bartur çanta me para
Kryesore

“Ka një emër përgjegjës për krizën në institucione” -Reagimi i fortë i Blerta Deliu-Kodrës ndaj Kurtit

07/09/2025 - 17:39
Kurti: Aleksandër Vuçiqit protestat po ia organizon populli i Serbisë, jo unë
Kryesore

Kurti: Aleksandër Vuçiqit protestat po ia organizon populli i Serbisë, jo unë

07/09/2025 - 17:25
Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë
Lajme

Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

07/09/2025 - 15:59
Deliu paralajmëron dinamikë të re për rrëzimin e Qeverisë: Votat tash s’i kemi, por legjitimitetin tek qytetarët do ta kthejmë
Lajme

Deliu-Kodra: E vërteta për bllokimin e institucioneve është e qartë dhe ka një emër, Albin Kurti

07/09/2025 - 15:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çka dihet deri tani për vrasjen në Llapashticë të Podujevës?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Si u zbulua vjedhja e 70 mijë eurove në Kaçanik – Kavanozat e fshehur në oxhak dolën bosh

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë