Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Srpska kërkon përsëritjen e votimit për nënkryetarët e pakicave, i drejtohet Kushtetueses duke “pranuar” Republikën në formular

04/09/2025 - 12:22
në Lajme
A A
Srpska kërkon përsëritjen e votimit për nënkryetarët e pakicave, i drejtohet Kushtetueses duke “pranuar” Republikën në formular
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe po kërkon anulimin e veprimeve të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili e ka shpallur konstituimin pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë kërkon të përsëritet procedura e votimit të nënkryetarëve të komuniteteve joshumicë në mënyrë të unfikuar si dhe caktimin e një mase të përkohshme. Kjo parti i është drejtuar me respekt Gjykatës Kushtetuese, duke paraqitur formularin ku përmendet Republika e Kosovës.

Nëntë deputetë të Listës Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha janë ankuar të hënën në Gjykatën Kushtetuese për veçimin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha të shtunën e mbylli seancën konstituive, pavarërisht moszgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb. Lëvizja Vetëvendosje konsideron se ka kryer punë me Kuvendin, të cilin e quan të konstituuar.

Lista Serbe, në një kërkesë të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, ankohet se Basha veproi në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës kur “veçoi votimin për dy nënkryetarë që vijnë nga komunitetet që nuk janë shumicë”, siç thuhet në kërkesë.

“Me këtë, ai shkeli nenin 67 par. 4 të Kushtetutës, i cili thotë se: “Dy (2) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve”, si dhe nenin 12 par. 6 të Rregullores së Punës së Kuvendit, i cili përcakton se zgjedhja e nënkryetarit bëhet në një procedurë të vetme me qëllim të sigurimit të efikasitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave, dhe mundësoi që së pari të votohet për nënkryetarin nga komuniteti jo-shumicë dhe jo-serb, dhe vetëm më pas për nënkryetarin para komunitetit serb”, thuhet në ankesën e kësaj partie.

Kjo, sipas Listës Serbe, bie në kundërshtim me nenit 67 të Kushtetutës, paragrafin 4, i cili “kërkon zgjedhjen e nënkryetarëve nga komuniteti jo-shumicë me shumicë votash në pajtim me parimet e gjithpërfshirjes dhe barazisë, pa mundësinë e ndarjes selektive që mundëson manipulimin e shumicës”.

Gazeta Express ka siguruar dokumentacionin që përfshin, njoftimin e Kushtetueses për deputetët se e ka regjistruar kërkesën e Listës Serbe dhe dokumentet e paraqitura nga kjo parti në Kushtetuese.

Lista Serbe i kërkon gjykatës që të konstatojë se Basha e ka shkelur Kushtetutën dhe ka vepruar në kundërshtim me aktgjykimet paraprake, kur fillimisht ka ftuar përfaqësuesit e komuniteteve tjera joshumicë për ta paraqitur kandidatin për nënkryetar e më pas përfaqësuesit serbë, si dhe për veçimin e votimit për nënkryetarët e komuniteteve joshumicë.

Në ankesë, Lista Serbe kërkon që Gjykata Kushtetuese “të urdhërojë Kryetarin e Kuvendit të zbatojë kthimin në gjendjen e mëparshme, me të cilin do të anulohen veprimet kundërkushtetuese të Kryetarit të Kuvendit të përshkruara më sipër”.

Kushtetueses i kërkohet gjithashtu “të urdhërojë që në pajtim me sigurinë juridike të përsëritet procedura e votimit për nënkryetarët para komuniteteve jo-shumicë në një votim të unifikuar”.

Lista Serbe ka kërkuar caktimin e një mase të përkohshme nga gjykata, me të cilën do të ndaloheshin “veprimet e mëtejshme kundërkushtetuese”. Kjo, argumenton partia, “do të shkaktonte dëme të pariparueshme dhe potencialisht do të çonte në formimin e institucioneve kundërkushtetuese, duke cenuar kështu rendin juridik dhe demokratik në Kosovë”.

Lista Serbe e pranon Republikën e Kosovës në formularin e ankesës

Gjykata Kushtetuese, si zakonisht, ka një mënyrë të caktuar për parashtrimin e kërkesave dhe përgjigjeve, sipas një rregulloreje të brendshme. Në mënyrë që një kërkesë të konsiderohet e rregullt, duhet të përdoret një formular, në të cilën thuhet se kërkesa i drejtohet Giykata Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Igor Simiq, i cili paraqiti kërkesën në emër të nëntë deputetëve të tjerë, e plotësoi këtë formular, dhe në fund të tij e vuri nënshkrimin, pas së cilit thuhet se “ky Formular i kërkesës duhet dorëzuar në këtë adresë ose në postën elektronike (e-mail) të Gjykatës: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës; Sekretari i Përgjithshëm; Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 44; Republika e Kosovës; 10 000 Prishtinë”.

Bie në sy edhe se si Simiq i është referuar Mitrovicës së Veriut, kur ka shkruar adresën e tij. “Severna Mitrovica” (Mitrovica e Veriut), e shkruan ai, dhe jo “Kosovska Mitrovica” (Mitrovica e Kosovës), siç e përdor Beogradi.

“Të nderuar, Ju përcjell këtë kërkesë të dhjetë deputetëve të certifikuar të Kuvendit të Kosovës lidhur me shkeljen e Kushtetutës së Kosovës në seancat e Kuvendit të Kosovës të mbajtura më 26 dhe 28 gusht 2025. Kërkesa, me autorizimin dhe dokumentacionin plotësues, gjendet në shtojcë. Në rast nevoje, jam në dispozicionin tuaj. Ju lutem, konfirmoni pranimin e këtij emaili dhe dokumentacionit, për shkak të problemeve të mundshme me email. Me respekt, Igor Simiq. Telefoni: —- —-, Adresa: —- —-, Mitrovica e Veriut”, shkruan ai.

Deputetët e Kuvendit mund t’i paraqesin komentet e tyre me shkrim, nëse kanë, lidhur me kërkesën e e Listës Serbe në Kushtetuese, jo më vonë se më 9 shtator.

JU REKOMANDOJMË

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF
03/08/2026 - 22:53

Është mësuar identiteti i dy infermierëve të arrestuar në aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të cilët dyshohen se kanë përvetësuar paratë e arkëtuara...

Më shumëDetails

Kujdes nesër, temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë

Sot temperaturat deri në 40 gradë Celsius
03/08/2026 - 22:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident
03/08/2026 - 21:59

Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të...

Më shumëDetails

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku
03/08/2026 - 21:29

Ditën e sotme përpara Kryeministrisë po mbahet protesta e 65-të, teksa një protestues dyshohet se ka humbur ndjenjat. Më pas aktivistët dhe tubuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e një...

Më shumëDetails

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)
03/08/2026 - 20:54

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj...

Më shumëDetails

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)
03/08/2026 - 20:39

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë