Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mjeku: Këtë vit rritja e vlerave të manganit në Badoc ndodhi më herët

04/09/2025 - 13:46
në Lajme
A A
Mjeku: Këtë vit rritja e vlerave të manganit në Badoc ndodhi më herët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësja e KRU “Prishtinës”, Arjeta Mjeku, ka thënë se rritja e përqendrimit të manganit në Liqenin e Badocit është dukuri natyrore, e që ndodh edhe në liqene tjera nëpër botë. Por, ajo ka thënë se këtë vit ka ndodhur më herët se dy vitet e kaluara.

“Është dukuri hemiotermike, natyrore, ndodh jo vetëm në liqene tona, por në mbarë botën. Ndodh kur ka ndërrim të stinëve. Shpresoj të mos zgjasë sa ka zgjatur viteve të tjera. Kësaj radhe ndodhi më herët më 1 shtator. Në vitin 2023 dhe 2024 ndodhi në muajin tetor”, ka thënë Mjeku në KTV.

Mjeku ka thënë se nga IKSHPK e Ministria e Shëndetësisë është rekomanduar të zvogëlohet prodhimi i ujit nga Badoci dhe të ruhet cilësia. E po ashtu po bëhet shpëlarja e linjave sekondare dhe magjistrale.

Ajo ka thënë se nuk janë vlerat alarmante, por s’bën të përdoret për pije deri te një njoftim i radhës.

“Me rëndësi për popullatën të mos pinë ata që furnizohen nga Badoci. Kemi pasur shumë pyetje nga banorët e lagjes ‘Ulpiana’, se nga cili liqen furnizohen. Ata furnizohen në mënyrë të përzier nga Shkabaj dhe Batllava”, tha Mjeku.

Sa i përket rritjes së vlerave të manganit në Badoc, Mjeku, ka thënë se në fund të majit dhe qershor të vitit 2024 kanë pasur takim dhe është bërë kërkesë te Instituti i Kimisë që të hulumtohet shkaktari konkret i shfaqjes së manganit në Badoc. Por, ajo ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje ende.

Mjeku ka thënë se në vitet ’60 dhe ’70 vetëm rreth 39 mijë banorë furnizoheshin me ujë nga Badoci, ndërsa tash është dhjetëfishuar kjo shifër.

Në emisionin “Sot”, Mjeku ka folur edhe për kyçjet ilegale. Ka thënë se brenda një muaji janë bërë 300 shkyçje.

“Kjo është vjedhje e ujit, dënohet sipas kodit penal të Republikës së Kosovës madje me burg deri 3 vjet. Gjitha këto lëndë janë dërguar në gjykatat kompetente”, tha Mjeku.

JU REKOMANDOJMË

Familjari i Blerta Deliut del në mbështetje të Sokol Halilit
Kryesore

Familjari i Blerta Deliut del në mbështetje të Sokol Halilit

07/09/2025 - 20:36
Gjendet një predhë, FSK bënë tërheqjen e mjetit dyshues
Kryesore

Gjendet një predhë, FSK bënë tërheqjen e mjetit dyshues

07/09/2025 - 20:28
Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve
Kryesore

Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

07/09/2025 - 20:14
Rashiti për akuzat e Kurtit ndaj Kushtetueses: Njëjtë sikur me thanë në SHBA, Gjykata Supreme s’vlen gjë, veç pse ka më shumë republikanë se sa demokratë
Kryesore

Rashiti për akuzat e Kurtit ndaj Kushtetueses: Njëjtë sikur me thanë në SHBA, Gjykata Supreme s’vlen gjë, veç pse ka më shumë republikanë se sa demokratë

07/09/2025 - 19:53
Ushtarët shqiptarë marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s në Letoni  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura po marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Exercise OAK Resolve” që po zhvillohet në Letoni.  Sipas Ramës, ushtarët shqiptarë janë të angazhuar në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s, me detyra reale që lidhen me asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave.  “Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, ka shkruar Rama në rrjete sociale.  Stërvitja, e cila përfshin trupa nga disa vende anëtare të NATO-s, ka për qëllim rritjen e gatishmërisë ushtarake dhe aftësisë për të vepruar në situata reale luftarake.
Lajme

07/09/2025 - 19:28
Ish kryeinspektori i AKI-së me akuza ‘të rënda’ ndaj Gervallës
Kryesore

Burim Ramadani: S’ka Qeveri të re në 2025, bllokada po çon Kosovën drejt kolapsit institucional

07/09/2025 - 18:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çka dihet deri tani për vrasjen në Llapashticë të Podujevës?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë