Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamberi: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve duhet të bëhet pjesë e bisedimeve Serbi-BE si problem i të drejtave të njeriut

04/09/2025 - 16:46
në Lajme
A A
Shaip Kamberi pritet të jetë edhe për një mandat tjetër deputet në Parlamentin e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kamberi: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve duhet të bëhet pjesë e bisedimeve Serbi-BE si problem i të drejtave të njeriut

Lajme

Gazeta Express04/09/2025 15:56
Në këtë intervistë për platformën www.pasivizimi.com, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, flet pos tjerash, për selektivitetin etnik të pasivizimit, mungesën e transparencës nga autoritetet shtetërore, reagimet ndërkombëtare dhe nevojën për presion diplomatik ndaj Serbisë. Sipas tij, pasivizimi po synon sot në zonat urbane të njëjtin efekt me atë që është bërë pas luftës në vendbanimet malore, kur janë zbrazur fshatra të tëra nga shqiptarët.

– Z.Kamberi, së fundi keni marrë dy përgjigje zyrtare nga instancat evropiane, ku theksohet edhe çështja e pasivizimit. Çfarë prisni konkretisht nga këto përgjigje?

Shaip Kamberi – Fakti që institucionet evropiane e kanë përfshirë çështjen e pasivizimit në komunikimet zyrtare është një hap i rëndësishëm. Kjo çështje duhet të bëhet pjesë e agjendës së bisedimeve të Serbisë me BE-në dhe të trajtohet si problem i të drejtave themelore të njeriut. Ndryshimi artificial i strukturës etnike të popullsisë është i ndaluar jo vetëm me normat ndërkombëtare, por edhe me vetë Kushtetutën e Serbisë. Prandaj, presim presion diplomatik më konkret dhe intensiv mbi autoritetet e Serbisë për ta ndalur këtë praktikë diskriminuese dhe për t’i rivendosur të drejtat ligjore të qytetarëve shqiptarë.

– Zyrtarët e Republikës së Serbisë mohojnë se procesi i pasivizimit është selektiv ndaj shqiptarëve dhe pohojnë se Ligji për Vendbanim dhe Vendqëndrim zbatohet njëjtë për të gjithë shtetasit e Republikës së Serbisë. Paralelisht, institucione ndërkombëtare dhe organizata kredibile joqeveritare kanë kërkuar hetime ndaj zbatimit të ligjit për procesin e pasivizimit duke ngritur dyshime për aplikim selektiv ndaj pakicës kombëtare shqiptare. Komenti juaj?

Shaip Kamberi – Mohimi është bërë kulturë politike zyrtare në Serbi. Prej mohimit të gjenocidit e krimeve të luftës që janë konstatuar me aktgjykime të plotfuqishme të Tribunalit ndërkombëtar, mohimi i diskriminimit sistematik dhe konkret, e deri te mohimi i pasivizimit etnikisht të motivuar si pjesë e agjendës së përditshme të autoriteteve serbe. Mohimi është në kundërshtim me realitetin, por meqë nuk ka një reagim ndërkombëtar më serioz, Serbisë i është dhënë komoditet për të vazhduar me këtë politikë. Flet fakti që vetëm shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përballur masivisht me pasivizim, ndërsa asnjë komunitet tjetër jo. Nëse ligji zbatohej në mënyrë të barabartë, atëherë do të kishim shembuj edhe nga rajone të tjera të Serbisë. Raportet e Komitetit të Helsinkit dhe YIHR që flasin për pasivizim me prapavijë etnike, dëshmojnë se në komunat me shumicë dërmuese serbe në fqinjësi me komunat me shumicë shqiptare, sikurse Lebanja, pasivizimi është deri 0,02%, ndërkohë që në Medvegjë shkalla e pasivizimit është 40%. Kjo është dëshmi e qartë se ç’po ndodh. Kërkesa e institucioneve ndërkombëtare për hetime është dëshmi shtesë se dyshimet tona janë të bazuara dhe se pasivizimi është përdorur si instrument administrativ për ta ndryshuar strukturën etnike të rajonit, në fakt për ta legjitimuar një pastrim etnik që po ndodh në zemër të Evropës.

– Cilat janë faktet që keni për të dëshmuar se pasivizimi po zbatohet në mënyrë selektive ndaj shqiptarëve në Serbi?

Shaip Kamberi – Faktet janë të qarta: numri i madh i rasteve të pasivizimit ndodh vetëm në komunat ku shqiptarët përbëjnë shumicën ose një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, pra në Preshevë, Bujanoc dhe sidomos në Medvegjë. Po ashtu, kemi raste të dokumentuara ku qytetarët shqiptarë, edhe pse jetojnë fizikisht në adresat e tyre, figurojnë të pasivizuar. Ky është diskriminim i drejtpërdrejtë. Për më tepër, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë publikuar raporte që e konfirmojnë këtë praktikë selektive.

– A keni të dhëna të saktë për numrin e shqiptarëve të Serbisë që janë zyrtarisht të pasivizuar?

Shaip Kamberi – Fatkeqësisht, Serbia nuk ka transparencë në këtë proces. Shifrat zyrtare nuk bëhen publike nga autoritetet serbe, megjithëse kemi këmbëngulur për transparencë. Ose edhe kur i japin disa të dhëna, ato ndryshojnë prej rastit në rast. Mungesa e transparencës është një tjetër dëshmi për diskriminimin etnik. Megjithatë, sipas të dhënave që ne kemi mbledhur në terren dhe raportimeve të vet qytetarëve, vetëm në komunën e Medvegjës numri i shqiptarëve të pasivizuar arrin në mijëra. Për Preshevën dhe Bujanocin kemi gjithashtu qindra raste të dokumentuara. Këto të dhëna flasin qartë për një proces të qëllimshëm dhe sistematik të shpopullimit të Luginës së Preshevës.

Pasivizimi po synon në zonat urbane efektin e njëjtë të pastrimit etnik të shqiptarëve nga vendbanimet malore, kur pas luftës u zbrazën nga dhuna policoro-ushtarake fshatra të tëra shqiptare nga Zona Tokësore e Sigurisë.

– Cilat janë veprimet që ndërmarrin institucionet të cilat drejtohen nga shqiptarët në Serbi lidhur me pasivizimin?

Shaip Kamberi – Institucionet tona lokale janë të kufizuara në kompetenca. Ato nuk kanë kurrfarë kompetenca as në policinë lokale, por ne kemi ngritur vazhdimisht këtë çështje në Kuvendet Komunale, në Parlamentin republikan, në komunikime me autoritetet serbe, e sidomos me ndërkombëtarët. Kemi dërguar kërkesa zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kemi informuar partnerët ndërkombëtarë. Si përfaqësues politik, kemi përdorur çdo hapësirë që kemi në Kuvendin e Serbisë për ta adresuar këtë problem. Gjithashtu, kemi bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile, për të dokumentuar rastet konkrete dhe për t’i dorëzuar ato si prova te faktorët ndërkombëtarë.

– A jeni përpjekur të keni komunikim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Stacionet policore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ; si dhe me institucionet e tjera shtetërore, për çështjen e pasivizimit?

Shaip Kamberi – Po, kemi bërë përpjekje të shumta. Kemi kërkuar takime zyrtare, kemi adresuar interpelanca në Parlament dhe kemi dorëzuar pyetje parlamentare. Përgjigjet që kemi marrë deri tani janë gjithmonë mohime ose shmangie nga realiteti. Ministria e Punëve të Brendshme dhe strukturat e saj lokale nuk kanë treguar asnjë gatishmëri reale për dialog dhe transparencë. Kjo vetëm e forcon bindjen tonë se pasivizimi nuk është thjesht një procedurë teknike, por një politikë e qëllimshme ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

JU REKOMANDOJMË

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF
03/08/2026 - 22:53

Është mësuar identiteti i dy infermierëve të arrestuar në aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të cilët dyshohen se kanë përvetësuar paratë e arkëtuara...

Më shumëDetails

Kujdes nesër, temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë

Sot temperaturat deri në 40 gradë Celsius
03/08/2026 - 22:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident
03/08/2026 - 21:59

Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të...

Më shumëDetails

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku
03/08/2026 - 21:29

Ditën e sotme përpara Kryeministrisë po mbahet protesta e 65-të, teksa një protestues dyshohet se ka humbur ndjenjat. Më pas aktivistët dhe tubuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e një...

Më shumëDetails

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)
03/08/2026 - 20:54

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj...

Më shumëDetails

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)
03/08/2026 - 20:39

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë