Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Macron: Do të dakordohemi me SHBA-në në ditët në vijim për garancitë e sigurisë për Ukrainën

04/09/2025 - 20:28
në Lajme
A A
Macron: Do të dakordohemi me SHBA-në në ditët në vijim për garancitë e sigurisë për Ukrainën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të enjten se 26 vende janë pajtuar të marrin pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës, dhe se mbështetja e SHBA-së për këto garanci do të finalizohet në ditët e ardhshme.

Macroni foli pasi priti një ditë diplomacie hibride në Pallatin Elize në Paris të enjten.

Rreth 30 udhëheqës të aleatëve perëndimorë të Ukrainës u takuan me presidentin Volodymyr Zelensky për të biseduar për garancitë e sigurisë për vendin e shkatërruar nga lufta, të cilat do ta pasonin çdo marrëveshje për paqe të arritur me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bisedimet u pasuan nga një videokonferencë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Macroni tha se 26 vende “janë zotuar se do të dërgojnë trupa si forcë sigurie në Ukrainë ose do të jenë të pranishme në tokë, në det ose në ajër”.

Ai theksoi se këto forca nuk do të vendosen në vijën e frontit, por në zona që ende nuk janë përcaktuar.

“Në ditët e ardhshme do ta finalizojmë mbështetjen amerikane për këto garanci sigurie. Shtetet e Bashkuara, siç thashë, kanë qenë të përfshira në të gjitha fazat e këtij procesi”, tregoi Macron.

SHBA-ja ende nuk ka premtuar rol të qartë në Ukrainë pas luftës. Pjesëmarrja e saj shihet si thelbësore për t’i mbështetur përpjekjet e aleatëve.

Zelensky, në një konferencë të përbashkët me Macronin, tha se sapo një dokument paraprak të miratohet nga SHBA-ja, do të ndërmerren hapa të tjerë.

“Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara janë me ne. Sot biseduam me presidentin Trump. Shumë faleminderit për angazhimin e tij”, tha Zelensky.

Të dy liderët folën gjithashtu për përpjekjet për të siguruar një takim mes Zelenskyt dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Nëse Rusia vazhdon të mos pranojë bisedime konkrete për paqe… ne do të vendosim sanksione shtesë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Macron.

“Këtë e shprehu edhe presidenti Trump më herët gjatë bisedës”, zbuloi ai.

Përpjekjet për ta bërë të mundur këtë takim mes tyre janë penguar vazhdimisht nga Moska.

Më 3 shtator, Putin tha se do të takohej me Zelenskyn në Moskë. Për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, kjo është e papranueshme për Zelenskyn, i cili ka propozuar vende neutrale si Turqia.

“Putini do të takohet me mua në Moskë. Kjo do të thotë se Rusia nuk dëshiron të ketë takim”, tha Zelensky në Paris.

Para bisedimeve në Paris, pritej me padurim një rezultat, pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kishte thënë një ditë më parë se ai priste “qartësi” mbi garancitë e sigurisë që mund të ofroheshin në ditët e ardhshme.

Trump ka thënë në të kaluarën se vendet evropiane do të duhet ta mbajnë pjesën më të madhe të barrës për ofrimin e garancive, ndërsa SHBA-ja do t’i mbështesë operacionet “ndoshta… nga ajri”.

Uashingtoni ende nuk ka folur për rezultatet e bisedimeve të së enjtes.

Rusia thotë se e kundërshton praninë e trupave evropiane në tokën e Ukrainës.

Putin që paralajmëroi se Moska është e gatshme t’i “zgjidhë të gjitha detyrat tona ushtarakisht” nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme për paqe.

“Koalicioni i Vullnetit” që mori pjesë në bisedimet e Parisit përfshin rreth 30 shtete që mbështesin Ukrainën, kryesisht evropiane, por edhe Kanadanë, Australinë dhe Japoninë. /REL

JU REKOMANDOJMË

Nga “O majmun” në “themeli i sigurisë” – Kurti dikur i ofendonte policët, sot krenohet me ta (VIDEO)
Lajme

Nga “O majmun” në “themeli i sigurisë” – Kurti dikur i ofendonte policët, sot krenohet me ta (VIDEO)

06/09/2025 - 23:01
Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
Lajme

Çitaku: ‘Suksesi i vetëm i Vetëvendosjes është shkelja e Kushtetutës’

06/09/2025 - 22:51
​Kosova me më pak raste të reja të sëmundjeve malinje
Lajme

Rënie e rasteve të sëmundjeve malinje dhe beninje në vitin 2024

06/09/2025 - 22:18
Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
Kryesore

Kurti në 26-vjetorin e themelimit të Policisë: Zyrtarët policorë, më besnikët për vendin!

06/09/2025 - 21:45
Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë
Kryesore

Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë

06/09/2025 - 21:28
Votat nga diaspora mund të përcaktojnë kryetarët në disa komuna më 12 tetor – komunat e vogla me ndikimin më të madh
Lajme

Votat nga diaspora mund të përcaktojnë kryetarët në disa komuna më 12 tetor – komunat e vogla me ndikimin më të madh

06/09/2025 - 21:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    263 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Haliti: Ka ardhur koha që ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses të ushtrohet procesi i ri i përzgjedhjes!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kryeziu: Masa e përkohshme e Kushtetueses i ka efektet e pariparueshme

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy rrugë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë